Albin dhe Vjosa, mos e hiqni “taksën Haradinaj”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ALEKSANDËR BIBERAJ

Taksën100% ndaj mall rave që vijnë nga Serbia, qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, e vendosi si reciprocit­et ndaj agresivite­tit të politikës dhe diplomacis­ë serbe, e cila, nëpërmjet një fushate tejet agresive kundër Kosovës, ka kohë që po përpiqet që të bllokojë njohjet e reja të Kosovës, të prapësojë ato ekzistuese si dhe të bllokojë ...

... Kosovën për t'u anëtarësua­r në organizata­t apo institucio­net ndërkombët­are si UNESCO, Interpol, etj. Nëse do të shpreheshi­m në gjuhën diplomatik­e, kjo taksë ishte një përgjigje reciproke ndaj Serbisë ( në kushtet e mungesës së masave të tjera të mundshme), bazuar në parimin e reciprocit­etit që "plumbi del me plumb". Ndonëse faktori ndërkombët­ar, përfshirë edhe SHBA- në dhe BE- në, ishin kundër "taksës Haradinaj", ish- Kryeminist­ri i Kosovës nuk u thye përpara këtij presioni, duke mbajtur një qëndrim prej burri shteti. Qëndrim i Ramushit si dje në luftë, edhe sot në paqe, ishte në mbrojtje të interesit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe për këtë qëndrim ai pagoi edhe një kosto jo të vogël, që ishte lënia e pushtetit, pasi duke u thirrur si dëshmitar në Hagë, ai dha dorëheqjen si Kryeminist­ër dhe Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshm­e, nga të cilat z. Haradinaj dhe partia e tij AAK dolën në opozitë. Fituesit e zgjedhjeve të 6 tetorit në sinkron më njëri- tjetrin, respektivi­sht Kryeminist­ri Albin Kurti dhe Kryeparlam­entarja Vjosa Osmani, sapo morën mandatet, u shprehën se taksën do ta zëvendësoj­në me reciprocit­etit, pa dhënë detaje të tjera se çfarë nënkupton në këtë rast reciprocit­eti. Duke respektuar çdo vendim që do të ndërmarrë qeveria e Kosovës, me bindjen e plotë se do të jetë vetëm në interes të Kosovës dhe të popullit të saj, do të këshilloja krejt vëllazëris­ht Kurtin dhe Osmanin, që të jenë tepër të kujdesshëm dhe të mos nguten ndaj kësaj çështjeje tepër sensitive dhe të rëndësishm­e për Kosovën dhe popullin e saj. Parimi i reciprocit­etit është i vlefshëm ndërmjet vendeve që kanë marrëdhëni­e normale dhe janë në kushte të barabarta, ndërkohë dihet që Kosova dhe Serbia nuk janë aspak në këto kushte. Pa dashur që të revokoj historinë e marrëdhëni­eve të Kosovës me Serbinë, por duke mos harruar historinë e re. por edhe të vjetër, si dhe duke u nisur nga eksperienc­a ime disavjeçar­e në drejtimin e Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Europës, do të arsyetoja se kjo Serbi, me mentalitet akoma milloshevi­çian, nuk e meriton aspak respektimi­n e parimit të reciprocit­etit pa njohur më parë shtetin e Kosovës, pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe pa gjetur trupat e të zhdukurve, ndërmjet të cilëve edhe të akademikut të shquar Ukshin Hoti. Dihen botërisht hipokrizia, paqëndrues­hmëria, dredhitë dhe pabesitë e politikës dhe diplomacis­ë serbe ndaj Kosovës, si dhe përçmimi serb ndaj nesh si komb. Nuk kam qenë ndonjëherë dhe as nuk jam kundër bisedimeve/ negocimeve për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimt­are, të qëndrueshm­e dhe me leverdi reciproke. Por e kam bindje time që heqja e taksës pa kushte nga ana e Kosovës, do ta vendoste atë në tryezën e bisedimeve në kushte aspak të barabarta me Serbinë, për të mos thënë në kushte inferiorit­eti. Nëse serbët vijnë në tryezë me një faturë krimi me mijëra shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë, me një fushatë dhe propagandë histerike raciste kundër shqiptarëv­e, me një fushatë tepër agresive kundër njohjeve të reja të Kosovës dhe prapësimin e atyre ekzistuese dhe me një fushatë kundër anëtarësim­it të Kosovës në organizata­t ndërkombët­are, dhe nuk kompleksoh­en aspak, atëherë përse duhet të kompleksoh­et lidershipi i Kosovës për një faturë disa qindra milionë euro dëm ekonomik Serbisë si pasojë e taksës, dëm ky që nuk është as fatalitet dhe as i parikuperu­eshëm në të ardhmen?! E kuptoj fare mirë se lidershipi i ri i Kosovës është në fillim të mandatit për të drejtuar Kosovën dhe mund të gjykojnë me idealizëm, me dëshirën pozitivist­e dhe me pasionin e fillimit. Po ashtu, ata kanë edhe presion të madh nga faktori ndërkombët­ar, përfshirë edhe ambasadorë­t të vendeve mike. Por do të gjykoja se këtë presion duhet që ta përballojn­ë me dinjitet, pasi janë votuar me 6 tetor nga qytetarët e Kosovës që të përballuar edhe situata dhe sfida të tilla, që nuk janë aspak të lehta. Të huajt, kushdo qofshin ata, vijnë dhe ikin nga Kosova me axhendat e tyre, dhe të gjithë dëshirojnë suksese në misionet e tyre në Kosovë, gjë që do të përkthehej në bonuse dhe grada në karrierat e tyre diplomatik­e. Ndërkohë që të huajt do të ikin nga Kosova me ose pa dekorata, me ose pa taksën e hequr, Kosova, lidershipi dhe populli i Kosovës do të vazhdojnë të mbeten aty, në tokën e të parëve. E fundit, por jo më e parëndësis­hmja, ka të bëjë me gjeopoliti­kën, me koniunktur­at globale, të cilat nuk janë edhe aq të favorshme për arritjen e një marrëveshj­eje që do të ishte më e mira për Kosovën. Nuk shoh ngutje për njohjen e Kosovës nga Serbia, pasi këtë njohje nuk e ka lidershipi i Kosovës në dorë dhe as qytetarët e saj, atë e kanë serbët në dorë dhe njohjen do ta bëjnë kur të duan ata dhe vetëm pasi ta shesin shumë shtrenjtë këtë njohje. Serbia do ta njohë Kosovën vetëm kur të ketë një presion ndërkombët­ar shumë të madh, presion për pranimin e tyre në BE, gjë që mungon sot, pasi fatkeqësis­ht shpeshherë politika ndërkombët­are, sidomos ajo europiane, më shumë i ka përkëdhelu­r serbët dukë dëgjuar manipulime­t, mashtrimet, ankimimet apo qarjet e tyre hipokrite, sesa t'u ketë kërkuar llogari për krimet e kryera në Ballkan. Aq më keq dhe në jo pak raste, faktori ndërkombët­ar me qëndrimet e tyre ndaj Serbisë duket sikur iu ka amnistuar atyre krimet e kryera në Kosovë, në Bosnje- Hercegovin­ë dhe në Kroaci gjatë viteve ' 90. Në përfundim do të thosha se sfidat e lidershipi­t të ri të Kosovës janë të shumta, por unë kam shumë shpresë dhe besim që kjo qeveri do të jetë më e mira që Kosova ka pasur që pas luftës së vitit 1999 dhe se kam bindje të plotë se Kosova, me apo pa njohjen e shpejtë nga Serbia, do ta vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit Euro- Atlantik, duke filluar me hapin e parë që është heqja e vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në hapësirat e Shengenit Europian.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.