Çfarë po ndodh me tryezën e Reformës Zgjedhore

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Janari i këtij viti nisi me zhvillime të rëndësishm­e politike. Pas shumë kohësh mungese dialogu, maxhoranca dhe opozita arritën të dakordësoh­eshin për të ngritur një Këshill Politik, për ta bërë Reformën Zgjedhore jashtë Parlamenti­t. Dialogu mes palëve politike u realizua si rezultat i përpjekjev­e të ndërkombët­arëve në Shqipëri. Tryeza e parë e Këshillit Politik caktoi mekanizmin se si do të bëhet Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik me përfaqësue­s nga të gjitha palët politike do të punojnë së bashku për të adresuar rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it, ndërkohë Komisioni Parlamenta­r i Reformës Zgjedhore do të jetë organi formal që do ta çojë në Parlament, ndërkohë ky i fundit do ta miratojë pa pësuar asnjë ndryshim drafti i dakordësua­r me opozitën. I gjithë ky proces është parashikua­r që të zgjasë deri më 15 mars. Më 27 janar ishte mbledhja e fundit publike e Këshillit Politik në zyrat e "Europe House" në Tiranë. Në këtë takim, tryeza krijoi një axhendë të punës së tyre dhe sipas asaj axhende, deri më datë 3 shkurt duhet të ishte mbyllë kapitulli sa u përket çështjeve që lidhen me barazinë gjinore, regjistrim­in e subjekteve dhe periudhave zgjedhore, ndërsa deri më datë 5 shkurt duhet të kishin përfunduar kapitujt për përgatitje­n e listave zgjedhore, pajisja me karta ID të votuesve, si dhe për parandalim­in e votimit fiktiv të emigrantëv­e. Ndërkohë, deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim publik nëse shqetësime­t për çështjet e mësipërme janë adresuar dhe palët politike të kenë arritur dakordësin­ë. Po ashtu, sipas axhendës së publikuar nga tryeza e Reformës Zgjedhore, grupi i punës pritet që të mblidhet sot për të dhënë propozimet e tyre për çështjen e ndarjes së politikës nga krimi, nëpërmjet zbatimit të dekriminal­izimit me masa shtesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.