TËRHEQJA E PS NGA "ANTISHPIFJ­A"

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Dy ligjet për AKEP dhe AMA, të quajtura ndryshe si Paketa Antishpifj­e, shumë të kontestuar­a nga organizata­t mediatike dhe ato të shoqërisë civile, tashmë do të trajtohen të ndara. Teksa ligji për AKEP, që u kthye nga Presidenti, u rrëzua nga maxhoranca dhe për rrjedhojë pret të hyjë në fuqi, ligji tjetër për AMA- n ka mbetur pezull. Ky ligj, për të cilin ishin dhe kundërshti­të më të mëdha nga ana e organizata­ve mediatike brenda dhe jashtë vendit, do të njohë zhvillime vetëm pasi të dalë opinioni i Komisionit të Venecias në muajin mars. "Venecia", që u vu në lëvizje nga KiE dhe OSBE, do ta shqyrtojë çështjen në seancën e parë të muajit mars, pasi pjesëtarët e delegacion­it që kanë mbërritur në Shqipëri të dorëzojnë raportin e përpiluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.