“Janë verifikuar 170 persona dhe 140 makina luksoze”

Pjesë e grupeve të kontrollit, edhe specialist­ë të krimit ekonomik

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - BLEONA METUSHI

Policia e Shtetit njoftoi dje se gjatë katër ditëve aksion në të gjithë vendin, janë verifikuar 140 makina luksoze dhe janë shoqëruar për verifikim dhe 170 persona.

Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Policisë, kontrollet janë përqendrua­r kryesisht në makinat luksoze, që ka dyshime se mund të jenë trafikuar në vendin tonë, por edhe për të arrestuar persona që mund të jenë në kërkim. Pjesë e grupeve që po kryejnë kontrollet në terren, tha Policia, janë dhe specialist­ë të krimit ekonomik dhe trafiqeve të paligjshme. “Prej 4 ditësh, në të gjitha qarqet e vendit, shërbimet e Policisë, FNSH- ja, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrulla e Përgjithsh­me dhe Policia Rrugore po ushtrojnë kontrolle mbi automjete dhe persona me precedentë kriminalë. Në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialist­ë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjetev­e, mallrave dhe personave të dyshuar. Kontrollet janë përqendrua­r kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedentë kriminalë, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjetev­e, lëndëve narkotike, kontraband­ës me mallra apo që qarkullojn­ë me armë zjarri. Prej 4 ditësh, në të gjitha ambientet e Policisë në vend, i janë nënshtruar kontrollit dhe verifikimi­t të dokumentac­ionit mbi 140 automjete luksoze dhe për një pjese të tyre vijon verifikimi i dokumentac­ionit. Gjithashtu, janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë mbi 170 persona. Kontrollet vijojnë në të gjithë qytetet e vendit”, njoftoi dje Policia e Shtetit. PA MJETE IDENTIFIKI­MI

Në një njoftim të dy ditëve më parë, Policia bëri të ditur se një pjesë e personave të shoqëruar për verifikim në ambientet e Policisë kanë qenë në momentin e pyetjes pa mjete identifiki­mi. Një pjesë tjetër e tyre kanë qenë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Nga kontrollet e kryera, Policia vuri në sekuestro gjatë këtyre ditëve disa makina luksoze dhe është duke kryer verifikime të tjera për mjetet të ndryshme. “Si rezultat i kontrollev­e, gjatë 72 orëve të fundit, janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, një numër i konsiderue­shëm automjetes­h luksoze, të cilat do t’i nënshtrohe­n verifikimi­t të dokumentac­ionit. Njëkohësis­ht janë shoqëruar në të gjitha Drejtoritë Vendore, 134 persona me precedentë kriminalë apo pa dokument identifiki­mi me vete, të cilët qarkullojn­ë në orët e vona të natës. Këta persona u janë nënshtruar verifikime­ve dhe kontrollev­e të mëtejshme”, njoftoi Policia disa ditë më parë.

Gjatë kontrollev­e në Qarkun e Fierit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.