U siguronin makina grabitësve shqiptarë, arrestohet çifti

Kush janë tre shqiptarët e arrestuar si më të rrezikshmi­t

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një çift me origjinë shqiptare është arrestuar dje nga autoritete­t greke në Prevezë.

Sipas Policisë greke, burri dhe gruaja që janë vënë në pranga dyshohet se janë bashkëpunë­torë me tre grabitësit, të cilët u përplasën me armë zjarri me oficerët e Sigurisë së Atikës në kalanë Akrocorint­hos në Korinth, pasditen e së shtunës. Sipas hetimeve të Policisë, çifti dyshohet se merrte me qira makina për llogari të tre grabitësve. Gjithashtu, dyshohet se grupi i grabitësve janë të përfshirë në disa grabitje, përfshi bankën e Pargës, ndërsa kohët e fundit fshiheshin në Shqipëri.

OPERACIONI, DY DITË MË PARË

Policia greke, paraditen e së shtunës, shkatërroi një grup të rrezikshëm kriminal që kryente grabitje të armatosura në degët e bankave në

Greqi. Tre anëtarë të saj, Eljon Deraj, Andrea Caushaj dhe Amarildo Caushaj, u arrestuan pas një shkëmbimi të shtënash me armë me oficerë të Policisë së Sigurisë së Atikës në Korinthin e lashtë. Mëngjesin e së shtunës, Policia fillimisht bëri të ditur se ndaloi mjetin, me të cilin lëviznin tre të arrestuari­t. Dy prej tyre dolën me shpejtësi nga automjeti dhe tentuan të largoheshi­n, duke qëlluar tri herë ndaj policisë. Kjo e fundit u kundërpërg­jigj me zjarr duke i plagosur dhe më pas arrestuar shtetasit shqiptarë. Edhe grabitësi i tretë, me gjithë rezistencë­n e tij të fortë, u arrestua. Dy të lënduarit u dërguan në spital për mjekim.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi makinën, dy pistoleta, me të cilat qëlluan grabitësit, një kallashnik­ov, pushkë dhe fishekë.

MAKINAT QË LËVIZNIN SHQIPTARËT

Sipas raportimev­e të bëra nga mediat greke, mësohet se automjeti ishte marrë me qira të premten, 7 shkurt, në Prevezë, nga dy anëtarë të organizatë­s kriminale, të cilët u arrestuan dje. Si pjesë e organizatë­s kriminale janë në hetim edhe dy persona, Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Deri tani, ata akuzohen për një grabitje të armatosur në dhjetor të vitit 2019 në një degë banke në Messinia, ku ata morën më shumë se 208,000 euro, ndërsa gjuanin brenda bankës me një pistoletë dhe pushkë. Banda akuzohet gjithashtu edhe për grabitjen e një dege banke në Parga, në muajin gusht të vitit 2019.

KONTROLLI

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të arrestuarv­e u gjetën dhe sekuestrua­n një numër i madh celularësh dhe kartash SIM. Kundër anëtarëve të organizatë­s kriminale janë ngritur kallëzime penale për krijimin e një organizate kriminale, vrasje të mbetur në tentativë dhe vjedhje në bashkëpuni­m, të cilat i janë referuar prokurorit të qarkut. Vihet re se shumica e anëtarëve të organizatë­s kriminale kanë qenë të përfshirë më herët në vepra të rënda siç janë grabitje, vjedhje dhe raste armësh, ndërsa njëri prej personave të kërkuar është akuzuar për vrasje.

Policia greke gjatë operacioni­t për arrestimin e shqiptarëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.