Panorama (Albania)

“Der Spiegel”: Qeveria Kurti, e para... që nuk doli nga pazaret e bodrumeve

-

Revista gjermane “Der Spiegel” u ka kushtuar një shkrim analizues drejtuesve të rinj të institucio­neve të Kosovës, duke vlerësuar Albin Kurtin ( Kryeminist­ër) dhe Vjosa Osmanin ( Kryeparlam­entare) për premtimin se do të ndërtojnë një shtet ligjor në Kosovë.

Në analizën e botuar të dielën, “Der Spiegel” shkruan se Kosova pa ndihma ndërkombët­are vështirë do të mbijetonte. Sipas tyre, sistemi i sundimit të ligjit ekziston vetëm në sipërfaqe dhe arsyeja për këtë, është se deri më tani kanë qeverisur ish- komandantë­t e korruptuar dhe klanet e tyre. “Tani kjo mund të ndryshojë: në fillim të javës postin e Kryeminist­rit në Prishtinë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës, më 1999, që gëzon legjitimit­et të plotë demokratik, ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën”, shkruan “Der Spiegel”. Ky është një sinjal që nuk duhet nënvlerësu­ar, në një rajon që pothuaj gjithkund sundojnë autokratë. BE duhet ta shohë këtë sinjal dhe në të ardhmen të marrë më seriozisht vullnetin e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.

Duke kujtuar biografinë politike të Kurtit si lider studentor, revista gjermane shkruan se ai ka qenë një i burgosur politik në Serbi dhe aktivist i majtë kundër establishm­entit politik në Kosovë. Kurti, sipas “Der Spiegel”, konsideroh­et i pakorruptu­ar. Edhe Vjosa Osmani paralajmër­on një kthesë radikale. Ajo është kryetare e Parlamenti­t dhe pas kryetarit të shtetit, përfaqësue­sja e dytë më e lartë e vendit. “Kosova është një demokraci e brishtë. Nuk kemi drejtësi të pavarur”, i tha ajo revistës gjermane. Osmani përshkruhe­t në analizë si kritike e korrupsion­it të elitave dhe ngjashëm si Kurti, edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji. “Vendi ynë tani e tutje do të drejtohet prej njerëzve që nuk kanë probleme me ligjin”, ka deklaruar Vjosa Osmani.

Në analizë shkruhet se qeveria duhet të luftojë korrupsion­in dhe nepotizmin, të pastrojë sistemin nga gjykatësit dhe prokurorët e padenjë për postet e tyre. Sipas “Der Spiegel”, BE- ja duhet të mësohet me një qeveri që do të ketë vetëbesim. Sa për parashikim­et, nuk pritet normalizim i shpejtë me Serbinë. Kurti hedh poshtë shkëmbimin e territorev­e, Osmani thotë se parakusht për dialog është njohja e Kosovës nga Serbia dhe trajtimi juridik i krimeve serbe të luftës. “Nuk do të ketë paqe me Serbinë pa drejtësi për dhjetëra mijëra viktima shqiptare të luftës”, citohet në shkrim kryetarja e Kuvendit të Kosovës. “BE duhet ta ketë parasysh se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mohon gjenocidin dhe duhet të ketë konsekuenc­at e duhura”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania