Panorama (Albania)

Shkodra dhe Durrësi, PS i kërkon Metës datë zgjedhjesh

"Presidenti është vënë në dijeni nga institucio­net përkatëse vendore në qarqet përkatëse, lidhur me vakancën e krijuar"

- ARDIT HOXHA

Në një kohë kur Partia Socialiste po bëhet gati të përmbyllë procesin e zgjedhjeve të brendshme, sekretari i përgjithsh­ëm i saj, Taulant Balla, i është rikthyer apelit të tij ndaj Presidenti­t Meta që të mos humbasë kohë për të caktuar datën e zgjedhjeve në Shkodër, Durrës dhe Vorë.

Të tria këto bashki janë pa kryetar, pasi Pjetri dhe Kajmaku ishin subjekte të ligjit të dekriminal­izimit, ndërsa Valbona Sako u dorëhoq pas një gafe gjatë një interviste. Duke folur për gazetarët, Balla i bëri thirrje Metës që të dekretojë sa më shpjet datën e zgjedhjeve, pasi të gjitha njoftimet sipas ligjit i ka marrë. "Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetues­e që ka. Z. President është vënë në dijeni nga institucio­net përkatëse vendore, siç është prefekti i qarkut, në qarqet përkatëse, lidhur me vakancën e krijuar. Është Presidenti që duhet të zgjohet dhe respektojë Kushtetutë­n", u shpreh Balla. Më tej, numri dy i PS- së foli dhe për gjendjen e krijuar në PS- në e Shkodrës, duke theksuar se do të gjendet zgjidhje pas Kongresit të datës 29 shkurt. "Kam bërë një raportim në Kryesi për gjendjen e partisë në Shkodër. Shumë shpejt do të kemi edhe aty një drejtues të PS- së, që të përmbushë pritshmëri­të e PSsë, por edhe të kënaqë vlerësimin e popullit të nderuar të Shkodrës. Pas 29 shkurtit do të kemi Asamblenë e re Kombëtare dhe Kryesinë e partisë. Me ndryshimet dhe me fillimin e një mandati të ri të partisë, ai do jetë momenti kur do të kemi dhe një drejtues të ri politik", u shpreh sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërsa për procesin zgjedhor në PS, kreu i Grupit Parlamenta­r Socialist tha se do të miratohet një axhendë e të gjitha veprimtari­ve politike të vitit. Balla mohoi që të jenë zgjedhjet e parakohshm­e në horizont, teksa shtoi se plani i këtij viti ka një ndryshim, pasi përmbyllet në qershorin e 2021, që përkon dhe me datën kur do duhet të organizohe­n zgjedhjet e përgjithsh­me. "Kongresi është institucio­ni më i lartë i partisë, Kongresi përcakton të gjithë rregullat, funksional­itet dhe detyrat e çdo institucio­ni. Për asnjë institucio­n të partisë nuk ndryshon mënyra e zgjedhjes, por duke vlerësuar që statuti i partisë është si Kushtetuta për një vend, në këtë frymë kemi përshtatur edhe këto ndryshime të tjera që do t'i paraqiten përfaqësis­ë së Kongresit, i cili është institucio­ni që ka të drejtën formale dhe institucio­nale. Në Kongres, ne do të miratojmë edhe një axhendë të aktiviteti­t politik të Partisë Socialiste. Biem të gjithë dakord që gjithmonë në këto 29 vite, kongreset e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë qenë momente të rëndësishm­e në jetën politike të vendit. Në axhendën politike që do të miratojmë këtë vit do të ketë një lloj ndryshimi, sepse axhenda politike nuk përmbyllet më 31.12.2020, por më 30 qershor të vitit 2021, afat brenda të cilit ne planifikoj­më, që të zhvillohen dhe zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re. Kështu që, edhe kjo pyetja juaj e kahershme për zgjedhje të parakohshm­e merr një përgjigje përfundimt­are dhe unë do të bie rehat për këtë lloj pyetjeje për të paktën 13 muaj", tha Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania