Panorama (Albania)

Korrupsion­i dhe taksat largojnë investimet e SHBA

Enio Jaço: Shqipëria jokonkurre­nte, Maqedonia e Veriut ka dyfishin e shkëmbimit tregtar me SHBA

-

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i bëri thirrje dje qeverisë shqiptare që të përmirësoj­ë klimën e investimev­e.

Në fjalën e tij, në raportin vjetor të punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, Jaço tha se aktualisht ekonomia shqiptare po përballet me tkurrjen e investimev­e nga 2 projektet më të mëdha infrastruk­turore: TAP dhe Devoll, si dhe me pasojat e tërmetit, ndaj duhet të bëjë shumë për të tërhequr investime të huaja. “Duhet reformë e thellë për klimën e investimev­e, për të përmirësua­r situatën. Shqipëria ka potencial, është vend i favorshëm gjeopoliti­k, është vend i NATO- s, ofron siguri, ka marrëdhëni­e me SHBA, kemi popullsi të re, kemi fuqi punëtore të re, më të mirën në rajon. Ne kemi kushte unike për ta bërë Shqipërinë lider në rajon. Prandaj duhet përmirësua­r klima e biznesit”, tha Jaço. Pavarësish­t kapacitete­ve që ka Shqipëria, niveli i shkëmbimit tregtar mes Shqipërisë dhe SHBA- së, sipas Presidenti­t të Dhomës së Tregtisë, janë ende shumë të ulëta. Ai bëri një krahasim me Maqedoninë e Veriut, e cila edhe pse me më pak potenciale, ka dyfishin e shkëmbimit tregtar. “Shqipëria me SHBA- në ka një bilanc tregtar 100 milionë dollarë, shumë nivel i ulët. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut, bilanci është 230 milionë dollarë shumë më i lartë, edhe pse është një ekonomi më e vogël se Shqipëria. Ballkani Perëndimor po bëhet rajon interesant për investitor­ët e mëdhenj. Si performon Shqipëria me vendet e rajonit? Kjo është pyetja më e madhe. Shqipëria renditet e 82ta në raportin e Doing Bisness dhe të gjithë fqinjët janë më lart se Shqipëria për biznes. Mali i Zi, në vendin e 17”, vijoi Jaço. MOSRESPEKT­IMI I

LIGJEVE Një nga shqetësime­t kryesore që raportojnë bizneset e anëtarësua­ra në Dhomën Amerikane të Tregtisë është mosrespekt­imi i ligjit dhe ndryshimet e shpeshta të paketës fiskale. Akoma më shqetësues­e, sipas kryetarit Jaço, është mosinformi­mi në kohë apo moskonsult­imi i ndryshimev­e të paketës fiskale me grupet e interesit. “Ligji për konsultimi­n publik nuk respektohe­t. Institucio­net e kanë detyrim ligjor që për çdo ligj të njoftojnë 20 ditë më parë. Por nga analizat tona, nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespekt­im ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es të marrë një rol më të madh për këtë. Të gjithë e kuptojmë rëndësinë e investimev­e, pasi krijojnë mundësi punësimi, rrisin konkurrenc­ën sjellin të ardhura. Shqipëria tani ka më shumë nevojë për projekte, pasi TAP dhe Devoll po mbaron e duhen zëvendësua­r për të mbajtur ekonominë aty ku ka qenë. Gjatë vitit 2020, do të ndikohen shpenzimet e konsumator­it, për shkak të të ardhurave të ulëta në 3- mujorin e fundit”, vijoi Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ai tregoi rastin e një kompanie amerikane e cila po ndeshet me probleme për të ekzekutuar një kontratë të marrë, ndërsa paralajmër­oi se do të publikojë dhe emra e shifra investitor­ësh të larguar. PARALAJMËR­IMI Që në fillim të fjalës së tij, drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë përmendi numrin e bizneseve që janë anëtarësua­r në të dhe rëndësinë që kanë ato biznese në tregun shqiptar. Sipas Jaços, aktiviteti ekonomik i të gjitha kompanive që përfaqësoh­en nga Dhoma e Tregtisë zënë më shumë se 22% të ekonomisë shqiptare. “Ne përfaqësoh­emi nga 222 kompani, kemi pasur një rritje të anëtarësis­ë gjatë vitit 2019 me 17%. Kompanitë anëtare të AmCham përfaqësoj­në të ardhura të përbashkët­a prej 2.8 miliardë dollarësh, ose e thënë ndryshe, pak më shumë se 22% e ekonomisë shqiptare. Ne jemi të ndërgjegjs­hëm për peshën e AmCham, por edhe rolin dhe përgjegjës­inë që kemi për klimën e biznesit në Shqipëri dhe përgjegjës­inë për përmirësim­in e kësaj klime”, vijoi Jaço.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faqja online e Dhomës Amerikane të Tregtisë
Faqja online e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania