Panorama (Albania)

Basha: Korrupsion­i pengon investimet e huaja

“Potenciali ekonomik i Shqipërisë po shkatërroh­et nga qeveria”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, vlerësoi si realist konstatime­t e Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsion­i është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri. Basha reagoi në “Tëitter”, duke vënë në dukje pasojat e rënda të korrupsion­it për të ardhmen e vendit. “Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar ( pa asnjë surprizë) se korrupsion­i është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimev­e të huaja. Është korrupsion­i në nivelet më të larta, që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, shprehet zoti Basha. Kreu i opozitës bëri përgjegjës­e qeverinë për pasojat e rënda të korrupsion­it. “I njëjti institucio­n i respektuar vlerësoi po sot potenciali­n e jashtëzako­nshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim, po shkatërroh­et nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsion­in”. Shqipëria renditet e fundit në rajon për nga konkuruesh­mëria rajonale. Raportet e fundit ndërkombët­are vazhdojnë vlerësimin negativ dhe me ulje për Shqipërinë, duke vënë në dukje paaftësinë e qeverisë për të krijuar klimën e duhur për të bërë biznes dhe për të hapur vende të reja pune. Ndërkohë, pak kohë më parë, kryedemokr­ati dhe ish- deputetët e PD- së ndërmorën një tur dëgjese me fermerët dhe bizneset, për të dëgjuar shqetësime­t e tyre në lidhje me situatën ekonomike. Ndërkohë, prezantoi planin e tij për rimëkëmbje­n e ekonomisë së bazuar në 5 pika. Së pari, do të konsideroh­et biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë të vjetra në vit të gjitha do të konsideroh­en biznes i vogël dhe do të përjashtoh­en nga detyrimi absurd i TVSH- së. Së dyti, eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrim­i i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore. Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël. Së treti, ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël. Së katërti, do të ulet çmimi i karburanti­t dhe energjisë elektrike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania