Panorama (Albania)

OFL, letër dy të dënuarve në Belgjikë e Gjermani

U kërkon deklarim pasurie Bardhok Pllanajt e Albert Lames

-

Në kuadër të zbatimit të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Albert Koschiek ( Albert Lame), banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëv­e; Bardhok Pllanaj, banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Zëdhënësja e OFL- së deklaroi dje se këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t'u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së. Më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAKut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL- ja mbi aktiviteti­n kriminal të këtyre subjekteve, si dhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK- u duhet t'i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrim­it për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrim­it dhe në jo më shumë se 6 muaj, Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimi­n përfundimt­ar të tyre. "Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL- së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimi­t në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020", tha dje Policia e Shtetit. Bardhok Pllanaj, i njohur si ' Sheiku' i Shkodrës, u arrestua pak vite më parë pasi ishte "bërë sekuestro preventive e një pallati 10- katësh me vlerën 2 milionë euro", thoshte Policia asokohe. Ndërtesa me vlerë 2 milionë euro dyshohej se ishte financuar nga të ardhura, që mund të kenë burim aktiviteti­n kriminal që ka kryer ky shtetas më parë. "Lëshimi i urdhrit të arrestimit të tij nga Gjykata e Shkodrës është bërë për tri veprat penale ' Pastrimi i produkteve të veprës penale', ' Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e' dhe ' Ndërtim pa leje'", shprehej në atë kohë Policia. Prokuroria në bashkëpuni­m me Policinë, prej disa muajsh kishin nisur hetime për 44- vjeçarin, i cili tri vite më parë ishte pjesë edhe e debateve politike në vend, pasi i shpëtoi arrestimit në vitin 2015, kur supozohej se ishte fshehur në makinën e një ishdeputet­i. Përveç kësaj, në fund të vitit 2014 biznesmeni u shpall në kërkim për sasinë rekord të lëndës narkotike prej 800 kg kanabis sativa të kapur në Lagunën e Vilunit në Lezhë, që kishte si destinacio­n Malin e Zi. Albert Lame ose Albert Koschiek është personi tjetër që i është kërkuar nga OFL- ja të deklarojë pasurinë në formular brenda 48 orësh. I njohur si "koka" apo udhëheqësi i "Bandës së bananeve", Lame së bashku me disa shqiptarë të tjerë transporto­nin kokainë nga Ekuadori në kuti bananesh, për të furnizuar qytetet gjermane. Më 2018, një ngarkesë 1.8 tonë kokainë u kap në Gjermani, e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë eurosh. Në këtë operacion u përfshinë 500 hetues dhe forca policore gjermane, për të arritur në arrestimin e 13 shqiptarëv­e dhe tre të huajve.

 ??  ?? Bardhok Pllanaj
Bardhok Pllanaj
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Gjermani
Droga e sekuestrua­r në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania