Panorama (Albania)

Ligji për të huajt, debat për punësimin e shqiptarëv­e

Balla: Punëtorët shqiptarë i mbron kapitalizm­i e teoria e Adam Smithit

-

Janë munduar të sulmojnë me pa të drejtë Shengenin Ballkanik, në kushtet që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende në proces integrimi dhe anëtarësim­i për në BE, Shengeni Ballkanik është thjesht paradhomë e Shengenit Europian

DEBATI NË KOMISION Rovena Voda: Ne kemi vetëm një përfaqësi konsullore për gjithë kontinenti­n e Afrikës dhe kështu në disa kontinente të tjera që ka krijuar pengesa në marrjen e vizave. Me futjen në përdorim të vizës elektronik­e, ne kemi besim se mund të jepet një ndihmë në sektorin e turizmit. Gjithashtu, në kuadër të ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit është parashikua­r edhe një lehtësim për të gjithë ata punëtorë që do të vijnë të punojnë për rindërtimi­n. Kjo vjen pas një analize që është bërë dhe është parë që do të ketë nevojë për fuqi punëtore nga jashtë, që do të ndihmojë në zhvillimin e këtij procesi.

Rudina Hajdari: A keni ju një studim që të tregojë se ne na duhet një forcë punëtore nga jashtë, që ta në ndihmojë në procesin e rindërtimi­t? Ju e dini fare e mirë që një nga problemet më të mëdha në Europë është emigracion­i dhe nëse ne bëjmë lëvizje të tilla, pa u konsultuar me vendet e BE- së që mos të rrezikojmë që të na kthehet në një emergjencë migratore apo humanitare, duke pasur parasysh gjendjen në disa vende të botës. Dhe diçka, këta persona që do të vijnë për rindërtimi­n dhe do të pajisen me dokumente, do qëndrojnë këtu dhe do marrin leje të përhershme, apo është një leje e përkohshme?

Rovena Voda: Ky projektlig­j ka nisur të punohet para se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit. E kishim gati, por pas tërmetit reflektuam dhe e përfshimë në dokument edhe këtë pikë për fazën e rindërtimi­t. Në relacionin e këtij ligji, është sqaruar se forca punëtore e Shqipërisë, ajo aktualja, nuk mund ta përballojë volumin e punës që do të krijohet. Dhe dua të saktësoj që kjo është vetëm për këtë motiv, pra procesin e rindërtimi­t. Ne i kemi bërë saktësimet që të vijnë ata punëtorë që kemi nevojë dhe në masën që duhet, por pa i diskriminu­ar punëtorët shqiptarë.

Rudina Hajdari: Si do t’i garantoni punëtorët shqiptarë? Pasi unë shoh që ne ende kemi një papunësi dyshifrore dhe nuk shoh ndonjë parashikim në ligj. Unë mendoj që së pari ne duhet të mbrojmë të drejtat e punëtorëve shqiptarë. Mendoj që për të shkuar në këtë lloj ligji, ne duhet të kemi marrëveshj­e bilaterale me çdo vend të Ballkanit Perëndimor.

Rovena Voda: Dua të theksoj që një punëtor i huaj mund të vijë për një vend pune, vetëm pasi të ketë përfunduar afati që për atë pozicion mund të kandidojë një punëtor shqiptar. Patjetër edhe lehtësirat që krijohen për punëtorët nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë në vijim të politikës së qeverisë shqiptare.

Taulant Balla: Kam dëgjuar shumë që flasin për vizën elektronik­e, por kriteret dhe siguria e saj do të garantohen me VKM. Në çdo rast, pika jonë kufitare, qoftë Rinasi apo qoftë tjetër, i del në sistemin tonë personi me të gjitha detajet dhe vërtetohet vërtetësia e vizës. Ajo viza elektronik­e nuk do ngjitet në pasaportë dhe kjo është një gjë pozitive, sipas standardev­e të vendeve europiane. Lidhur me shqetësime­t për punësimin, kostoja e punës së një punëtori shqiptar është shumë më e lirë se e çdo punëtori të huaj, që mund të vijë në Shqipëri. Teoria e Adam Smithit besoj se është përgjigjja më e mirë e shqetësimi­t tuaj. Duhet të kuptojmë se nëse do të përmbushen kërkesat e nevojës për punëtorë në tregun shqiptar, të jeni të sigurt nuk do të vijë askush. Për të sjellë një punëtor duhet të paguash biletën, ushqimin, strehimin, rrogën etj. Nëse shkojmë si Komision në një kantier ndërtimi, sot është e vështirë të gjesh punëtorë të kualifikua­r për specialite­te si hekurkthye­sit. Pra, ne kemi furnizuar vendet e tjera dhe kemi krijuar deficitin. Tregu ynë as bëhet fjalë që e ka vendin e garantuar, pasi e ka koston më të ulët. Shkon 50% më pak se atë që do ta marrësh nga jashtë. Pra, mbrojtjen për punëtorët shqiptarë e ka dhënë ekonomia kapitalist­e e mbështetur në teorinë e Adam Smithit që ne e kemi zgjedhur prej 30 vitesh. Sa i përket Rajonit, dhe këtu ngrihen lart veshët e atyre që janë munduar të sulmojnë me pa të drejtë Shengenin Ballkanik, në kushtet që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende në proces integrimi dhe anëtarësim­i për në BE, Shengeni Ballkanik është thjesht paradhomë e Shengenit Europian. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe është garantuar që në vitin 2003 në Selanik, që atëherë është diskutuar për Shengen Rajonal. Kjo iniciativë që po merr Shqipëria do të ndiqet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rudina Hajdari: Argumenti që Shqipëria ka një kosto më të ulët të punëtorëve nuk qëndron dhe kjo më bën të dyshoj mbi këtë projektlig­j. Ne kemi një problem shumë të madh me papunësinë.

 ??  ?? Komisioni i Integrimit
Komisioni i Integrimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania