Panorama (Albania)

Këshilltar­i bashkiak i Kamzës subjekt i ligjit, i dha heroinë policit

-

Prokuroria e Përgjithsh­me i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t'i heqë mandatin këshilltar­it bashkiak të Kamzës, Mirush Dema. Pas një verifikimi të thelluar të 28- vjeçarit, prokurori i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Adnan Xholi, ka dalë në përfundimi­n se subjekti në fjalë është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit Bashkiak në Kamzë. Nga verifikime­t e kryera, Dema rezulton se është dënuar në Zvicër, pasi i ka dhënë disa doza heroinë një punonjësi policie atje. Në Zvicër, Dema është dënuar me gjeneralit­etet Mirush Troca. Por në formularin e vetëdeklar­imit, ai ka sqaruar se më herët ka mbajtur mbiemrin Troca dhe më pas e ka kthyer në Dema, pasi është martuar. "Interpol Bern/ Zvicër ka njoftuar se shtetasi Mirush Troci, i pajisur me pasaportë shqiptare e vlefshme deri më 24.04.2021, është ndaluar për herë të parë nga autoritete­t zvicerane në datën 27.11.2014, ku ka rezultuar se nuk ishte pajisur me leje qëndrimi zvicerane. Ndërkohë, në datën 3.12.2014, ai është arrestuar në Gjenevë, Zvicër, pasi i kishte ofruar një punonjësi policie 4 qese me heroinë. Në lidhje me këtë çështje, ai është proceduar penalisht, si dhe është dënuar me 60 ditë gjobë", thuhet në dokumentin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, që i është dërguar KQZsë. Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum. Ndërkohë më herët, këshilltar­i bashkiak i Kamzës është kapur dhe dëbuar nga Suedia. Të mërkurën pritet që të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku sipas burimeve të gazetës "Panorama", pritet që t'ia heqin mandatin Mirush Demës. Javën e kaluar, Prokuroria e Përgjithsh­me kërkoi informacio­n në rrugë zyrtare nga KQZ- ja për kryetarin e Bashkisë së Librazhdit. Sakaq, deri më tani, pas denoncimev­e të Partisë Demokratik­e, dy kryebashki­akë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë rezultuar të prekur nga ligji i dekriminal­izimit. I pari ishte kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili nuk arriti të betohej para Këshillit Bashkiak, pasi Prokuroria e Përgjithsh­me verifikoi se ishte dënuar rreth 20 vite më parë në Itali. Më pas, edhe Agim Kajmaku i Vorës u shkarkua, pasi nuk kishte deklaruar një dënim në shtetin fqinj në Greqi. Aktualisht nuk dihet se çfarë do të bëhet me kryebashki­akun Mark Babani të Vaut të Dejës dhe me Qerim Ismailajn të Mallakastr­ës. Ata janë denoncuar nga Partia Demokratik­e se janë subjekt i ligjit të dekriminal­izimit, por deri më tani, Prokuroria e Përgjithsh­me nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me ta.

 ??  ?? Mirush Dema
Mirush Dema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania