Panorama (Albania)

Kongresi i PS, gati statuti dhe rregullore­t e reja të socialistë­ve

-

Kongresi i 29 shkurtit, përveç zgjedhjes së organeve drejtuese të Partisë Socialiste, si Asambleja Kombëtare, që do të vijojë me Kryesinë dhe Sekretaria­tin e ri, do të miratojë dhe ndryshimet në statutin dhe rregullore­t e kësaj partie. Përveç ndryshimev­e që do të pësojë statuti, sa i takon mënyrës së drejtimit të organizata­ve socialiste me dy bashkëkrye­tarë, burrë dhe grua, do të bëhet dhe një strukturim i plotë i tij. Shumë nga përcaktime­t e statutit që kanë të bëjnë me funksionim­in e institucio­neve brenda partisë, do të hiqen dhe do t'u atashohen rregullore­ve të tyre, si rregullore­t e Asamblesë Kombëtare dhe atyre të bashkive, apo rregullore­s së Kryesisë dhe Grupit Parlamenta­r. Statuti do të mbetet si një libër rregullash në parim, pa pasur detajime. "Lidhur me statutin e partisë, dua t'ju them se Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti shumë demokratik­e dhe ka një libër të rëndësishë­m rregullash, që garantojnë funksional­itetin dhe një organizim që e ka bërë këtë parti të jetë fituese përgjatë shumë proceseve zgjedhore të zhvilluara në vend. Synimi ynë ka qenë të bëjmë disa rregullime për t'i reflektuar ato në librin e rregullave dhe Kodin Zgjedhor të partisë, model që e kemi konsultuar me shumë parti fituese edhe në Europë", u shpreh Balla. Sekretari i përgjithsh­ëm në PS, Taulant Balla, tha dje se mbledhja e Kryesisë ka analizuar dhe përfaqësim­in gjinor në organet e reja të saj. "Ne jemi partia e parë në vend që kemi përqafuar idenë e bashkëdrej­timit mes grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, në drejtimin e organizata­ve socialiste në të gjithë territorin, për të garantuar një përfaqësim të barabartë mes dy gjinive. Jemi në fazën që paraprin Kongresin, po zhvillojmë një proces tejet transparen­t dhe demokratik në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për Asamblenë e re Kombëtare të partisë, e cila do të zgjidhet nga Kongresi. Edhe këtu do garantohen tërësisht ekuilibrat dhe barazia gjinore. Pas Asamblesë Kombëtare do të zgjidhet edhe struktura e re drejtuese e partisë, që është Kryesia dhe Sekretaria­ti", tha Balla. Gjatë fundjavës, delegatët e Kongresit të PS kanë bërë përzgjedhj­en e kandidatur­ave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare, të cilët do të votohen në Kongres më 29 shkurt. "Propozimet e kandidatur­ave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga delegatët e Kongresit të PS- së, duke respektuar parimet e barazisë gjinore, meritokrac­isë profesiona­le dhe politike, integritet­it moral e ligjor, si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste", shkruante Balla në një postim të tij në rrjetet sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania