Panorama (Albania)

Kushëriri: Mentori është goditur, ka çarje pas kokës

"Mentorit t'i bëhet ekspertiza dhe të gjendet e vërteta për vdekjen"

-

Djali i xhaxhait, Selaudin Rexha, është shprehur gjithashtu se kushëriri i tij është masakruar në burg dhe nuk qëndron pretendimi se është vetëvrarë. Kushëriri flet edhe për komunikime­t me ambasadën shqiptare në Francë dhe përgjigjen skandaloze që i ka dhënë ambasadori shqiptar atje. "Lajmin për vdekjen e Mentorit e kemi marrë vesh nga shokët e tij, që janë brenda në burg. E kanë akuzuar se ka djegur makina në Francë. Edhe sikur t'i ketë djegur, gjë që nuk është e vërtetë, merret futet në burg dhe bën dënimin që i takon dhe jo ta vrasin aty brenda. Mentori është i masakruar, e tregojnë vetë shenjat dhe ka çarje pas kokës. Ka dëme në hundë, në gjoks, te këmbët dhe te duart, pra, është i masakruar kudo në trup në burgun ku ndodhej në Francë. Nuk është rasti i parë sepse është viktima e pestë shqiptare, që vritet në burg dhe dy janë nga Shkodra, Mentori dhe Florenc Beqiraj para dy vitesh. I bëj thirrje shtetit tonë që qëndron krejt në heshtje, se nuk janë bagëti, por djem nënash. Ambasadori shqiptar në Francë, me të cilin ka komunikuar djali i xhaxhait, pra, vëllai i Mentorit, i ka dhënë një përgjigje jo të mirë dhe për çfarë është ambasadori atje, për të ngrohur karrigen, ai është për të zgjidhur hallet që kanë shqiptarët atje. Duhet që t'i gjendej pranë, por, në fakt, nuk ndodhi kështu. Ne kërkojmë që Mentorit t'i bëhet edhe ekspertiza dhe të gjendet e vërteta. Me Mentorin ka folur deri vonë vëllai dhe motra e tij dhe ai nuk i ka shprehur asnjë lloj shqetësimi për ndonjë problem atje. Nuk kemi pasur asnjë komunikim as me strukturat e shtetit shqiptar, përveçse ka komunikuar kushëriri me ambasadori­n shqiptar në Francë, që duhet t'i vijë turp për atë përgjigje që i ka dhënë, duke u shprehur se nuk kemi çfarë të bëjmë. Kjo është përgjigjja e një ambasadori. Thirrja jonë është që të zbardhet e vërteta, të bëhet ekspertiza dhe ta dimë cila është arsyeja që ai u vra dhe kërkojmë që shteti shqiptar të vërë dorën në zemër dhe të mos qëndrojnë në heshtje, por të merren masa për të sjellë trupin këtu. Mentori nuk ka ikur për qejf, por ka ikur ashtu siç po ikin të gjithë nga Shqipëria, për një jetë më të mirë dhe kjo familje të ndihmohet sepse janë rritur me shumë vështirësi". S. N

 ??  ?? Djali i xhaxhait, Selaudin Rexha
Djali i xhaxhait, Selaudin Rexha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania