Panorama (Albania)

Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK- un për dosjen e "terroristë­ve"

-

Gjykata e kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Strukturës së Posaçme për pushimin e hetimeve për 4 personat e akuzuar që në vitin 2016 për akte terroriste. Bëhet fjalë për arrestimet e kryera 4 vite më parë, në kuadër të një operacioni rajonal, ku u vunë në pranga disa persona si pjesë e një grupi që rekrutonin persona për t'i dërguar në Siri, ndërsa në atë kohë dyshohet se ata po përgatites­hin të kryenin sulme terroriste në ndeshjen Shqipëri- Izrael. Më herët, Krimet e Rënda kishin kërkuar pushimin e çështjes, kërkesë që nuk është pranuar nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili ka kërkuar të bëhen hetime shtesë. Të katër të dyshuarit u liruan gati një vit më parë për shkak të përfundimi­t të afateve dhe u lanë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Ndërkohë që në Kosovë nëntë persona të arrestuar, në të njëjtën kohë me aksion antiterror, u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për të njëjtat dyshime. Policia bënte të ditur në atë kohë se "në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, kanë propagandu­ar nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri për krah organizatë­s terroriste ISIS, se kanë mbështetur me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste dhe se mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme". Katër personat e arrestuar në Shkodër ishin vënë nën hetim për disa muajsh nga Prokuroria, pas informacio­neve të referuara nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Akuzat u mohuan nga të hetuarit, ndërsa ngritën dyshime se e gjitha bëhej për shkak të bindjeve të tyre fetare. Në atë kohë, nëna e një prej të arrestuarv­e deklaronte se i biri me profesion berber mezi siguronte të ardhura për familjen dhe nuk mund të ishte financues i militantëv­e të Shtetit Islamik. Ajo rrëfente se i biri nuk kishte dalë kurrë jashtë shtetit, madje nuk posedonte as pasaportë.

 ??  ?? Ergys Faslia
Ergys Faslia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania