Panorama (Albania)

Përleshet me grabitësin, plagoset 42- vjeçari

Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si u përlesha me hajdutin

- L. M

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas informacio­neve paraprake të Policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 45 minuta, në zonën e Plazhit. I plagosur ka mbetur shtetasi Rexhep Tereziu, 42 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë. Ai është transportu­ar menjëherë për në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. "Më datë 10.02.2020, rreth orës 20: 30, në lagjen nr. 13 Plazh, një person ende i paidentifi­kuar ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T. Në tentativë për të vjedhur, por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë të zotin e banesës, shtetasin R. T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Personi nuk ka mundur ta kryejë vjedhjen, por është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarj­e dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli dhe lëvizje për të kontrollua­r dhe identifiku­ar personat e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e ku po administro­n çdo provë sado të vlefshme, që do t'i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifiki­mit dhe kapjes së autorit", thuhet në njoftimin e Policisë. DËSHMIA E TË PLAGO

SURIT Sipas dëshmisë paraprake që 42- vjeçari ka dhënë për Policinë, në shtëpinë e vëllait të tij ishte futur një person për të vjedhur. Ai ka dëgjuar disa zhurma dhe ka dalë për të parë se çfarë po ndodhte në banesën që ndodhej shumë afër me banesën e Tereziut. Kur ka dalë, ai është përballur menjëherë me një person të panjohur. Të dy kanë filluar të përleshen, ndërsa personi i paidentifi­kuar ka qëlluar fillimisht me armë në ajër e më pas në këmbë 42- vjeçarin. Ky i fundit ka mbetur i plagosur pasi mori një plumb në pjesën e pulpës, ndërsa hajduti është larguar në drejtim të paditur, pa mundur të kryejë misionin e tij deri në fund.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania