Panorama (Albania)

Çmimet e shtëpive e tokave, ja si do të llogaritet tatimi

Për rivlerësim­in e shtëpive, bazë janë çmimet minimale fiskale

-

Çmimet minimale fiskale që aplikohen për zonën kadastrale në të cilën ndodhet banesa, do të shërbejnë si bazë për rivlerësim­in.

Kjo vlen për shtëpitë, pasi për pronat do të aplikohen çmimet e zyrtarizua­ra në 2016- ën. Në të dyja rastet, pra si në rastin e shtëpive ashtu edhe të pronave, tatimi që do të paguhet është 3 përqindësh­i i diferencës ndërmjet çmimit të sotëm me atë që është regjistrua­r.

ÇMIMET Gazeta boton sot tabelën me çmimet e pronave në kryeqytet, si edhe tabelat e plota me çmimet minimale fiskale që aplikohen në Tiranë dhe 11 qarqe të vendit. Njohja me këto vlera u jep mundësi qytetarëve që të llogarisin përfitimin që do të kenë nëse vendosin të rivlerësoj­në pasurinë. Nga vlera aktuale e banesës apo pronës zbritet vlera e saj fillestare, më tej diferenca e dalë apo më saktë 3 për qindëshi i diferencës, do të jetë edhe tatimi që do të paguhet. Me amnistinë e re që ka nisur të aplikohet prej fillimit të këtij muaji, ulet në 5 për qind edhe detyrimi tatimor për bizneset. Përditësim­i i çmimeve shihet si një mundësi e mirë, veçanërish­t për ata të cilët duan ta shesin shtëpinë apo apartament­in që kanë në posedim, kjo sepse në momentin e shitjes, detyrimi tatimor reduktohet me disa herë më pak.

AFATET Pak ditë më parë u miratua edhe udhëzimi për mënyrën sesi do të bëhet rivlerësim­i. Sipas këtij udhëzimi, punonjësit e Kadastrës do të kenë detyrimin që brenda 5 ditëve nga shlyerja e faturës, të hedhin të dhënat në sistem. "Drejtoria vendore e ASHK- së, brenda 5 ditëve nga verifikimi i pagesës së tatimit të rivlerësim­it të pasurisë dhe tarifave të shërbimit, duhet të kryejë shënimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e për pasqyrimin e rivlerësim­it, nëpërmjet punonjësit të ngarkuar me këtë detyrë". Krahas pagesës së taksës, që për shtëpitë dhe tokat është 3 për qind dhe për bizneset është 5 për qind, qytetarët do të kenë në ngarkim edhe një tarifë tjetër, atë të shërbimit, e cila është 1200 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania