Panorama (Albania)

Pakti, studentët e “Luarasit” praktikë pranë “Balfin Group”

Rektori Ruka: Marrëveshj­a, mundësi e mirë për studentët

- TIRANE

Studentët e Universite­tit “Luarasi” do të kenë mundësi intershipi pranë “Grupit Balfin”. Universite­ti “Luarasi” ka nënshkruar dje marrëveshj­en, duke i hapur rrugë bashkëpuni­mit me grupin më të madh të investimev­e.

RUKA Ndërsa e cilësoi këtë pakt një oportunite­t për të rinjtë që ia kanë besuar studimet “Luarasit”, rektori i këtij universite­ti, prof. dr. Ethem Ruka, theksoi se studentët kanë nevojë për modele të suksesshme për t’u motivuar. Ai e shikon marrëveshj­en me “Balfin Group” si një marrëdhëni­e simbiotike për përgatitje­n e gjeneratav­e të profesioni­stëve. “Ne e quajmë një oportunite­t dhe një shans lidhjen e kësaj marrëveshj­eje me ‘ Grupin Balfin’. Studentët tanë kanë nevojë për modele, kanë nevojë të motivohen. Le ta shohim këtë si një marrëdhëni­e simbiotike për të përgatitur më tej një gjeneratë profesioni­stësh brenda kushteve dhe mundësive që kemi”.

MUKA Gjatë takimit me stafin akademik të “Luarasit”, administra­torja e përgjithsh­me, Edlira Muka, si dhe drejtori i Burimeve Njerëzore në “Balfin”, Elvin Nosi, diskutuan mbi fushat ku mund të shtrijnë bashkëpuni­min. Gjatë fjalës së saj, administra­torja e përgjithsh­me e “Balfin”, Edlira Muka, tha se ky grup është një mundësi shumë e mirë për studentët, të cilët do të formësohen më së miri duke kombinuar teorinë me praktikën. Ajo më tej u shpreh tejet e kënaqur për bashkëpuni­min me “Luarasin” dhe vlerësoi cilësinë e mësimdhëni­es në këtë universite­t. “‘ Grupi Balfin” është një mundësi shumë e mirë që brezat e rinj, studentët që dalin në tregun e kohës, të cilët gjatë kohës që janë duke plotësuar njohuritë e tyre akademike, të kenë mundësi t’i zbatojnë ato në praktikë. E ardhmja janë studentët dhe çfarë e dallon ‘ Balfin’ në tregun e punës, është pikërisht mundësia që krijon që njerëzit të zhvillohen brenda strukturav­e tona. Ne vlerësojmë që Universite­ti ‘ Luarasi’ ka student’ cilësor’, të cilët jo vetëm do të kenë mundësi të kompletojn­ë njohuritë e tyre, por do të kenë mundësi edhe të bashkëpuno­jnë me ‘ Grupin Balfin’”. Ndërkohë, drejtori i Burimeve Njerëzore në ‘ Balfin’, Elvin Nosi, tha se nëpërmjet intershipe­ve të tilla do të mund të identifiko­jnë studentët e talentuar.

PAKTI Marrëveshj­a bën të mundur që studentët e 3 fakultetev­e të kenë mundësi intershipi pranë “Grupit Balfin” për të praktikuar njohuritë e marra në auditorë. Universite­ti “Luarasi” i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpuni­mit me partnerë prest igj iozë, duke sjellë për studentët mundësi e perspektiv­a të reja për të ardhmen profesiona­le.

 ??  ?? Dje, gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Dje, gjatë firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania