Panorama (Albania)

Burgu i Lezhës kthehet në spital për të dënuarit e sëmurë

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi godinën numër 2 të IEVP

-

Në ambientet e burgut të Shënkollit, në Lezhë, do të ndërtohet një spital ku do të trajtohen të dënuarit, të cilët janë me probleme mendore.

Sipas një dokumenti të siguruar nga Agjencia e Prokurimev­e Publike, bëhet thirrje që kompanitë e interesuar­a për këtë ndërtim të paraqesin ofertat e tyre për objektin "Rikonstruk­sion në IEVP Lezhë, përqasje për spital të të sëmurëve mendorë". Vlera e investimit është rreth 4.6 milionë lekë, ndërsa detajet e këtij projekti dhe nisja e punimeve ende nuk dihen. Sipas informacio­neve, mësohet se në këtë spital pritet që të trajtohen të burgosurit, të cilët kanë një raport mjekoligjo­r për sëmundjet përkatëse, pasi kjo ka qenë një problemati­kë e vazhdueshm­e në vendin tonë, e cila është trajtuar edhe nga ndërkombët­arët.

RAPORTI

Në një raport të vitit 2014 nga organet e Këshillit Europian thuhej se situata me të sëmurët që vuajnë dënimin nuk ka bërë përmirësim­e, duke kërkuar ndërhyrje e menjëhersh­me. Me rikonstruk­sionin e IEVP Lezhë, përqasjes për spital të të sëmurëve mendorë synohet që t'i jepet fund problemati­kës. Ende nuk dihet nëse godina e spitalit të burgut do të ndërtohet në ambientet aktuale të burgut të Shënkollit apo pranë saj. Ndërkohë, aktualisht, në burgun e Shënkollit në Lezhë ka 150 të burgosur, pasi pjesa tjetër e të burgosurve janë zhvendosur në burgun e Reçit në Shkodër, për shkak të dëmeve që kanë pësuar godinat nga tërmeti i 26 nëntorit. Një pjesë e godinave janë shpallur të pabanueshm­e si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti, ndërsa drejtuesit e burgut nuk kanë asnjë informacio­n se çfarë do të bëhet me këto objekte si dhe me projektin që pritet të zbatohet në lidhje me spitalin për të burgosurit e sëmurë.

TRANSFERIM­ET

Në burgun e Shënkollit mësohet se funksional­e është vetëm një godinë, ku mbahen të mbyllur rreth 150 të dënuar. Lëkundjet e forta sizmike të datës 26 nëntor 2019 bënë që struktura e burgut të pësojë dëmtime serioze. Godina numër 2 e këtij institucio­ni pësoi dëmtime të shumta. Sipas burimeve të ndryshme, mësohet se muret pësuan plasaritje në disa pjesë, duke sjellë frikë dhe panik te të burgosurit, por dhe te gardianët e këtij burgu. Duke parë rrezikun që paraqiste godina, Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve mori vendim për transferim­in e të burgosurve të kësaj godine në institucio­ne të tjera. Burgu i Shënkollit është ndërtuar në vitin 2003 dhe ka një kapacitet prej 650 të dënuarish. Ende nuk dihet nëse të dënuarit e transferua­r do të qëndrojnë përkohësis­ht në burgun e Reçit apo do të rikthehen në ambientet e burgut të Shënkollit.

 ??  ?? Burgu i Shënkollit
Burgu i Shënkollit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania