Panorama (Albania)

Grenell i vë fre Kurtit: Nuk ka reciprocit­et me Serbinë

Priten “lajme të reja” gjatë muajit mars për bisedimet Kosovë- Serbi

-

Pak ditë pasi kompliment­oi Kurtin për nismën për të hequr taksën 100 për qind ndaj Serbisë, emisari i Presidenti­t Donald Trump për bisedimet mes Kosovës e Serbisë ka përdorur “frena të forta” për reciprocit­etin që kërkon Kurti si zëvendësim me taksën.

Kryeminist­ri Albin Kurti mori përkrahje publike nga emisari Richard Grenell. Diplomati amerikan u shpreh se “Albini e ka mirë” për heqjen e taksës. Por ai nuk e përmendi vënien e reciprocit­etit. Nga LDK- ja, partnere në koalicioni­n qeveritar me Vetëvendos­jen e Kurtit, janë shprehur të vetëdijshë­m se çështja do të jetë shumë e ndërlikuar. Por ja ku erdhi përgjigjja vetëm tri ditë më vonë. Një “jo” e qartë. Një kërkesë për të hequr taksën pa e zëvendësua­r me asgjë, as reciprocit­et, asnjë masë tjetër. Grenell tha se është kundër masave të reciprocit­etit. Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për “Radio Evropa e Lirë” se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, por pa reciprocit­et. “Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë pa reciprocit­et. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocit­etit”, theksoi Custin. Kosova u ka vënë një taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovin­a në nëntor të vitit 2018. Kurti, i cili ka marrë detyrën e Kryeminist­rit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësoh­et me reciprocit­et ndaj Serbisë dhe se reciprocit­eti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”. Por tashmë mësoi se nuk e ka mbështetje­n e SHBA- së për këtë. Ndërkohë, emisari i Presidenti­t të SHBA- së, Donald Trump, ka paralajmër­uar së shpejti lajme të reja për Kosovën e Serbinë. Në një intervistë për “Associated Press”, Grenell ka paralajmër­uar lajme të reja për zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan ka arritur të rikthejë linjën e drejtpërdr­ejtë ajrore mes Kosovës e Serbisë për herë të parë pas 21 vitesh dhe ka paralajmër­uar një marrëveshj­e të ngjashme për hekurudhat. Sa për marrëveshj­en përfundimt­are, qëllimi është që dy palët ta arrijnë brenda vitit, por kjo është e vështirë të ndodhë. Zyra e Grenellit në Berlin, në një përgjigje për gazetën e Kosovës, “Express”, njoftoi se emisari i Presidenti­t Trump, “Ambasadori Grenell nuk ka vënë ndonjë afat për marrëveshj­en finale mes Kosovës dhe Serbisë. Përderisa dy palët vazhdojnë të bisedojnë, ai do të jetë i përfshirë”, sipas Dick Custin, këshilltar për Marrëdhëni­et me Publikun në ambasadën e SHBA- së në Berlin. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në mars do të pritet në Berlin nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Mediat aluduan se ajo ka përgatitur një propozim për Kosovën e Serbinë, por asgjë zyrtare. Presidenti serb, Vuçiç, e ka mohuar se ka një plan për Kosovën. Për më tepër tani, në Serbi siç dihet tashmë pritet të mbahen zgjedhjet. Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i ka dhënë Kryeminist­rit të Kosovës, Albin Kurti, urimin për zgjedhjen dhe ftesën e Kancelares për një takim në Berlin. Edhe pse marsi i vitit 2020 është përmendur edhe gjatë vitit të kaluar si muaji i arritjes së marrëveshj­es finale, gjasat për këtë janë shumë të pakta për Kosovën e Serbinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania