PDK BOJKOTON OSMANIN, DEPUTETËT S’PARAQITEN NË KUVEND

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kryeparlam­entarja Vjosa Osmani, në një konferencë për media të hënën ka thënë se PDK- ja po bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që prej ditës kur u formua Qeveria dhe që kur Osmani mori postin e Kryetares së Kuvendit. Por PDK- ja është kundërpërg­jigjur se po i bën bojkot asaj personalis­ht dhe jo Kuvendit. “Znj. Osmani, jo bojkot Kuvendit, por bojkot ty! Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK- ja po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt, kur u votua Qeveria. Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Bojkoti është për të dhe manipulime­t e saj për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucio­nin më të lartë të vendit”, shkruan në komunikatë. PDKja thotë se deputetët e saj nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në seancën kur Osmani është votuar për Kryetare e Kuvendit, pasi janë lajmëruar vetëm 5 minuta para seancës. Ata e kanë cilësuar lojë të rrezikshme shkarkimin e Glauck Konjufcës dhe emërimin e Osmanit në krye të Kuvendit. Po ashtu, PDK- ja po e akuzon Osmanin për koalicion me Beogradin nëpërmjet Listës Serbe, duke e quajtur atë “pseudokrye­tare”. PDK po ashtu i ka kërkuar Osmanit që të kthejë në mur fotot e Presidenti­t Thaçi dhe Adem Jasharit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.