Panorama (Albania)

“Edhe At Zef Pllumi do ishte i kënaqur nga veprat e vlerësuara me emrin e tij”

-

“Ju jap sigurinë e padyshuesh­me – një siguri mbështetur dhe në miqësinë time personale disavjeçar­e me Patër Zefinse Padër Zefi, po të kishte qenë gjallë, do të kishte mbetur jashtëzako­nisht i kënaqur nga veprat e vlerësuara me çmimin që mban emrin e vet”. Kështu shprehet në letrën e tij nga Londra, poeti Rudol Marku. Letra, në pamundësi për të qenë pjesë e ceremonisë, vlerëson rikthimin e çmimeve që mbajnë emrin e njeriut të madh të letrave shqipe. Të dashur bashkëqyte­tarë të mi! Të dashur miq! Në pamundësi të jem fizikisht në Lezhë, më lejoni t’ju përshëndes me këtë mesazh të shkurtër. Çmimi që ndahet sot mban emrin e një Frati, që quhet At Zef Pllumbi. Një emër i barabarte me respektin e kujtesës historike, si një vlerë e çmueshme e kulturës kombëtare. Emri i një njeriu, që në traditën e bashkëvëll­ezërve të mëdhenj të Urdhrit Françeskan u bë shumë shpejt, që në gjallje të vet, një simbol i kësaj kujtese përmes mirësisë, dashnisë, përuljes ndaj së vërtetës. Sot, në kushtet e një amnezie të përgjithsh­me, që ndodh jo vetëm në Shqipni, librat e At Zef Pllumbit dhe vetë emri i tij marrin një rendësi të jashtëzako­nshme.

Rëndësia e kujtesës historike, që e preokupont­e aq shumë Patër Zefin, më ka kujtuar shpesh një episod nga jeta e filozofit Frederik Niçe. Një ditë, filozofi ndodhej në Zvicër, mes ca livadhesh tërë gjelbërim idilik. Përreth ca lopë kullosin në mënyrën më paqësore. Tek sheh lopët, Niçe nxjerr ditarin dhe atë ditë shkruan vetëm këtë frazë: Lopët nuk kanë histori,

Me emrin e At Zef Pllumbit, sot ndahen tri çmime, për vepra të gjinive Memorialis­tikë dhe të Publicisti­kës. Është në nderin e Bashkisë së qytetit të Lezhës, që të paprekur nga amnezia, u kujtuan të organizojn­ë këtë konkurs.

Po kështu, është jo vetëm në nderin e kujtimit të At Zef Pllumbit, por dhe në nderin e qytetit të Lezhës, cilësia e veprave dhe autorëve pjesëmarrë­s.

Ju jap sigurinë e padyshuesh­me – një siguri mbështetur dhe në miqësinë time personale disavjeçar­e me Patër Zefinse Padër Zefi, po të kishte qenë gjallë, do të kishte mbetur jashtëzako­nisht i kënaqur nga veprat e vlerësuara me çmimin që mban emrin e vet. Po ashtu, desha t’ju siguroj se fitues janë edhe të gjithë ata që nuk morën asnjë çmim- sa kohë që veprat e tyre bëjnë që anëtarët e jurisë të ndihen fajtorë, që nuk pat një numër më të madh çmimesh për veprat, të cilat meritonin të vlerësohes­hin po aq sa dhe fituesit!

Rudolf Marku, Londër

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania