Panorama (Albania)

Çmimet “Oscar” 2020, “Parasite” hyn në histori. Ja lista me fituesit

Bong Joon- ho falënderon “kundërshta­rët”: “Jam rritur me Scorsese, Quentin mbetet i papërsërit­shëm, filmat e mi i ka të preferuar

-

“Është e pabesueshm­e se si “Oscar” ka ndryshuar që prej fillimeve, në vitin 1929 nuk kishte kandidatë me ngjyrë e në vitin 2020 na paska një”, ish- prezantues­it e mbrëmjes së madhe, Steve Martin e Chris Rock e nisën ceremoninë duke u përpjekur të bëjnë humor e duke ironizuar.

Surpriza e mbrëmjes pa dyshim që mbetet “Parasite”, filmi i Bong Joon- ho, që ka hyrë në histori, duke rrëmbyer çmimet më me peshë: atë për “Filmin më të mirë”, për “Filmin Ndërkombët­ar më të mirë”, për “Regjinë më të mirë” dhe për “Skenografi­në më të mirë origjinale”. Përjashtua­r “The artist”, që ishte një film pa zë, “Parasite” është i pari film në historinë e çmimeve “Oscar”, të cilit i atribuohet statuja për “Filmin më të mirë në mënyrë absolute”, një çmim që deri në vitin 2019 ishte një eksluzivit­et i filmave në gjuhën angleze. “Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë, e gjitha kjo po ndodh në këto momente kyçe të historisë” shprehen producentë­t koreano- jugorë të filmit ndërsa qëndrojnë në qendër të “Dolby Theatre”, ende të befasuar se si një film oriental është pranuar në tempullin më të shenjtë të Hollywood- it. Një triumf që përsëritet me “Oscar” për Bong Joon- ho si “Regjisori më i mirë”, që në fjalimin e tij falënderon “kundërshta­rët”: “Jam rritur me filmat e Martin Scorsese, ndërsa Quentin Tarantino mbetet i papërsërit­shëm për faktin se vendoste filmat e mi në listën e të preferuarv­e të tij. Ndërsa çmimi për “Skenografi­në më të mirë”, që gjithashtu shkoi për “Parasite”, që prej vitit 1966 nuk i jepej një filmi të huaj.

Mund të thuhet se filmi “1917” i Sam Mendes, që për një pjesë të madhe të publikut ishte i preferuari që prej fillimeve, doli “i mundur” nga mbrëmja e madhe. Filmit dedikuar aventurës së dy korporatav­e të ushtrisë angleze përgjatë Luftës së Parë Botërore, e që mendohej se mund të kishte vlerë në “Oscar”, iu dhanë vetëm tri çmime teknike: “Fotografia më e mirë”, “Efektet më të mira speciale” dhe “Miksimi më i mirë i tingujve”.

Ndërsa “The Irishman” i Martin Scorsese, që rrëmbeu një duartrokit­je të stërgjatur në “Dolby Theatre” ndërsa u përmend në falënderim­et e Bong Joon- ho, u kthye në shtëpi “duar bosh”.

Për sa i përket frontit të aktorëve, gjithçka shkoi ashtu siç ishte parashikua­r. Joaquin Phoenix dhe Renée Zellëeger fitojnë si “Aktorët më të mirë protagonis­të” respektivi­sht për “Joker” dhe “Judy”, ndërsa Brad Pitt dhe Laura Dern marrin çmimin e parë “Oscar” për filmin “Na ishte një herë në Hollywood” dhe “Historia e një martese” me Scarlett Johansson, që këtë vit u nominua në dy kategori.

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve u mbajtën performanc­a të shumta muzikore: nga Randy Newman, që luajti në piano, te kthimi i Eminem që këndoi “Love yourself”, një nga hitet e tij më të suksesshme. Idina Menzel propozoi “Into the unknown”, këngën e filmit të animuar “Frozen 2”, ndërsa duartrokit­je të gjata mori Elton John me kostumin ngjyrë vjollcë dhe pianon rozë. Cynthia Erivo ishte e vetmja aktore me ngjyrë, e cila kandidonte për “Oscar 2020”. Si përfaqësue­se e adoleshent­eve, në skenë u ngjit Billie Eilish, e cila pasi bëri histori në çmimet “Grammy” dhe kompozoi këngën e re të “No time to die” ( kapitulli i 25- të në sagën e James Bond) bëri një performanc­ë të jashtëzako­nshme të “Yesterday” me në sfond “In memoriam” për Doris Day dhe Kirk Douglas, si dhe italianët Piero Tosi dhe Franco Zeffirelli. Një kujtesë e ndërtuar me finesë për kontributi­n italian në kostelacio­nin e kinemasë botërore. / Vanityfair/

 ??  ?? Renée Zellweger, si aktorja më e mirë protagonis­te
Renée Zellweger, si aktorja më e mirë protagonis­te
 ??  ?? Laura Dern, si aktorja më e mirë joprotagon­iste
Laura Dern, si aktorja më e mirë joprotagon­iste
 ??  ?? Bong Joon- ho, si regjisori më i mirë për “Parasite”
Bong Joon- ho, si regjisori më i mirë për “Parasite”
 ??  ?? Ndarja e çmimeve Oscar për “Parasite” si filmi më i mirë
Ndarja e çmimeve Oscar për “Parasite” si filmi më i mirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania