Panorama (Albania)

Cikalleshi “vallëzon” para Domgjonit, gol Selmanit për "play- off"- in e elitës

-

Bomberi i Kombëtares ia ka dalë që të shënojë përballë një mbrojtësi dhe portieri shqiptar, ku gjithçka është ndarë në barazim. Në ndeshjen e Ligës së Dytë turke, Sokol Cikalleshi është ndarë në paqe me Gentjan Selmanin dhe David Domgjonin.

GOLI Sokol Cikaleshi ka qenë protagonis­t kryesor me skuadrën e tij, në barazimin që ekipi i Akhisarspo­rit ka arritur ndaj Menemenspo­rit. Kjo ka qenë një përballje mes shqiptarës­h, teksa tek ekipi mik ka debutuar David Domgjoni, pas transferim­it nga Laçi dhe në portë është titullar që nga fillimi i sezonit, Gentjan Selmani. Ndeshja përfundoi në barazim 2- 2, ku një nga golat u shënua nga Cikalleshi. Ky i fundit në minutën e 67', pasi bën disa lëvizje të bukura në zonën e kundërshta­rëve, gjuan bukur topin dhe e çon në rrjetë duke mposhtur portierin Selmani. Përballë, Cikalleshi pati 3 mbrojtës kundërshta­rë, një prej të cilëve ishte Domgjoni. Ky i fundit e pengoi fillimisht për të mos i lejuar goditjen, por bomberi i Kombëtares çliroi mundësinë e gjuajtjes dhe e dërgoi sferën fort dhe tokazi në cepin e djathtë të Selmanit, pa i dhënë mundësi reagimi këtij të fundit. Një gol shumë i bukur nga sulmuesi shqiptar, por nuk i vlejti maksimalis­ht ekipit të tij për të marrë fitoren, pasi miqtë realizuan dy herë me Yildirim dhe Boztepe, duke barazuar rezultatin. Me këtë barazim, Akhisarspo­r renditet në vendin e 6- të me 29 pikë, ndërsa Menemenspo­ri në vendin e 8- të po ashtu me 28 pikë. Për Cikalleshi­n ky ishte goli i gjashtë i shënuar gjatë këtij edicioni në Ligën e Dytë turke. Goli i barazimit nga miqtë në minutën e 89- të, solli edhe tensionin teksa për Akhisarspo­r doli me të kuq Babaxhan. Për të ruajtur rezultatin, trajneri i Akhisarspo­ri zgjodhi që të largojë nga fusha Sokol Cikalleshi­n për të shtuar mbrojtësit, por në fund nuk ia doli që të marrë fitoren.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania