Panorama (Albania)

STRAKOSHA MES MË TË MIRËVE, 8 PA PËSUAR

-

Marash Kumbulla sot mund të ishte edhe futbollist i Italisë, pasi ka lindur aty dhe ka qenë gjithnjë nën vëzhgimin e federatës italiane.

Por nuk i kishte bindur ata, të paktën deri në momentin kur debutoi me Veronën në Serinë A dhe tani po shkëlqen. Tani janë penduar edhe në Itali, se si mundet që një lojtar me cilësitë e 20- vjeçarit të mos luante me "axurrët". Edi Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare, pohon se ka meritë në këtë çështje dhe nuk i kursen kunjat për italianët. "Nuk patën asnjë interesim për të ( Kumbullën) dhe unë vendosa ta marr në Kombëtare, sepse ai djalë ka vërtet cilësi të mira", ka deklaruar reja dje për "L'Arena", e përditshme lokale në Verona.

KUMBULLA "Napolit i sugjerova të merrte menjëherë Kumbullën. Është perfekt në leximin e lojës dhe në saktësinë e ndërhyrjev­e. Është i fortë fizikisht dhe është jashtëzako­nisht serioz në punën që bën. Por për momentin më duket se pista "Napoli" ka rënë. Mund të kishte shkuar te Juvja dy vite më parë, por për shkak të hezitimit të drejtuesve të Juventusit, por edhe të këmbëngulj­es së familjes për të qëndruar edhe pak kohë në Verona që të rritej mirë, ai nuk u transferua te klubi torinez. Pse është sot te Shqipëria? Sepse në Itali nuk e ftoi askush të luante me Kombëtaren dhe unë vendosa ta grumbulloj që të luante me Kombëtaren e tij të origjinës", ka deklaruar trajneri i kuqezinjve.

VERONA Skuadra e Veronës mundi në shtëpi Juventusin me rezultatin 2- 1 dhe Reja ishte i pranishëm në stadium. "Kam kujtime të mira nga Verona, që nga sezoni 19921993 kur vendosa ta drejtoj këtë skuadër. Juriç? Nuk e kam trajnuar kurrë sa ishte lojtar, por kam respekt të madh për të, sepse është profesioni­st dhe mbi të gjitha një njeri bujar. Mesfushorë­t e Veronës kanë cilësi të ngjashme me ata të

Thomas Strakosha futet edhe me një tjetër statistikë mes portierëve më të mirë të Serisë A këtë sezon. Portieri i Kombëtares, krahas ecurisë fantastike te skuadrës, që tashmë gjendet në vend të tretë me vetëm një pikë më pak sesa dy kryesueset, Inter e Juventus dhe rekordin prej 18 ndeshjes pa humbje, ka regjistrua­r një tjetër statistikë pozitive personale. Me fitoren 0- 1 në Parma, portieri shqiptar ka koleksionu­ar ndeshjen e tetë pa pësuar gol. "statistika "Clean Sheets", është një statistikë për portierët dhe shqiptari, tashmë futet mes më të mirëve të Serisë A me këtë numër ndeshjesh që ka mbajtur kuadratin të paprekur. skuadrës sime ( Shqipërisë). Në të vërtetë ne kemi disa mangësi në mesfushë, por do të përpiqemi të rregullojm­ë me punë. Më duhej ta shihja Veronën për të parë disa gjëra që mund të shërbejnë edhe mua në të ardhmen, ndaj e falënderov­a Juriçin që më lejoi ' të spiunoja' paksa skemat e tij", ka thënë Reja ndër të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania