Panorama (Albania)

Dëshmia, si u kërcënua bashkëshor­ti i gjyqtares

"M'u drejtua: ' Ti me atë tët shoqe mos harro fëmijët në Francë'"

- BLEONA METUSHI

Gjykata e Tiranës ka kthyer për rihetim dosjen për kërcënimin e bashkëshor­tit të gjyqtares Saida Dollani, ndërsa ishte kërkuar nga prokurorja e çështjes mbyllja e hetimeve.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë para hetuesve, bashkëshor­ti i Dollanit ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së gjyqtares. Sipas deklarimev­e të bëra prej tij, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë banesës. Hetimet për kërcënimin e tij nisën 6 muaj më parë, kur edhe ka ndodhur ngjarja. Ende Prokuroria nuk ka një të dyshuar dhe pas veprimeve hetimore të kryera, prokurorja vlerësoi se hetimet duhet të pushoheshi­n. Megjithatë, Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar kërkesën për pushim të procedimit dhe dosja është ende nën hetim, por pa rezultate. Nga ana tjetër, Gjykata konstatoi se ka mangësi në hetimin e rastit dhe për këtë i la detyra konkrete prokurores.

DËSHMIA

Duke iu referuar dëshmisë që ka dhënë bashkëshor­ti i gjyqtares së posaçme, pasi është përshëndet­ur me Dollanin, në krahun e djathtë të tij ka ardhur një i ri, i cili pasi e ka rrëzuar përtokë, i ka drejtuar në fytyrë një pistoletë. Personi i përshkruar prej tij si rreth të njëzetave, i ka kujtuar se e dinte vendndodhj­en e fëmijëve në Francë, më pas është larguar me një makinë të bardhë. Në kallëzimin e tij, bashkëshor­ti i Dollanit ka pretenduar se kërcënimi i tij ka ndodhur për shkak të punës së bashkëshor­tes si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. "Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare te dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshor­tja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i ri, rreth 20- 22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. M'u drejtua me fjalët: ' Ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë'. Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshor­tes sime si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda", ka dëshmuar ai.

 ??  ?? Saida Dollani
Saida Dollani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania