Panorama (Albania)

Dhoma Amerikane flet për korrupsion dhe taksa të larta, ambasadorj­a Kim tregon tri prioritete­t

“100 vjet më parë, Presidenti Willson e kundërshto­i ndarjen dhe Shqipëria e ka treguar veten si aleate besnike e SHBA- së”

-

Ambasadorj­a e re Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka shpalosur tri prioritete­t e punës së saj në vendin tonë.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kim bën një përshkrim të punës së saj në diplomacin­ë amerikane dhe të rëndësisë që kanë marrëdhëni­et me Shqipërinë për SHBA- në. Duke u nisur nga akti i Presidenti­t Willson, ambasadorj­a Yuri Kim thotë se pas atij vendimi, kur SHBA e mohoi ndarjen e Shqipërisë, vendi ynë e ka treguar ndër vite si një vend mik dhe aleat besnik ndaj SHBA. “Përshëndet­je të nderuar miq. Unë jam Yuri Kim dhe ndihem thellësish­t e nderuar që shërbej si ambasadore e SHBA në Shqipëri. Për më shumë se dy dekada, kam pasur privilegji­n t’u shërbej SHBA- ve si diplomate. Nga Pekini në Bagdad e shumë vende ndërmjet tyre, jam përpjekur të forcoj marrëdhëni­et e SHBA nëpër botë. Përgjatë 23 viteve të punës sime në DASH, në Uashington, kam punuar mbi shumë nga prioritete­t tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar për të sjellë paqe dhe begati. Jam e kënaqur që vij në Shqipëri në fillimin e vitit 2020, një vit që shënon 100- vjetorin e njohjes se Pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 100 vjet më parë Presidenti Willson kundërshto­i ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve në dhjetor të 1920. Ashtu si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë mike dhe aleate besnike e Shtetet e Bashkuara. Jam e privilegju­ar të ndodhem këtu sot”, u shpreh Kim.

PRIORITETE­T Në fjalën e saj, drejtuesja e selisë diplomatik­e të SHBA në “Rrugën e Elbasanit”, tregon edhe se ku do ta përqendroj­ë punën e saj. Nxitja e investimev­e amerikane në Shqipëri, mbështetja e reformave demokratiz­uese si dhe mbështetja për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes për të rritur kapacitete­t e ushtrisë shqiptare. “Gjatë mandatit tim këtu, unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pari do të punoj për të thelluar marrëdhëni­et tona në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë. Së dyti do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në Bashkimin Europian. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshm­ëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, u shpreh ambasadorj­a amerikane. Më tej, Kim e vijoi videomesaz­hin e saj, duke theksuar që mezi pret që të takohet nga afër me shqiptarët për të mësuar më shumë për kulturën. Diplomatja amerikane iu bën thirrje shqiptarëv­e që të komunikojn­ë me të përmes rrjeteve sociale. Po pres me kënaqësi që të njoh Shqipërinë, të takoj shqiptarët, të mësoj për trashëgimi­në tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peizazhet tuaja mahnitëse, të shijoj kulinarin tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj legjendare dhe shumë gjëra të tjera”, mbylli fjalën e saj ambasadorj­a Yuri Kim.

TAKIMET Ambasadorj­a e re e SHBAsë në Shqipëri, në javët e saj të para në vendin tonç, ka zhvilluar një tur të ngjeshur me takime me krerët me të lartë të shtetit. Duke filluar nga Presidenti Meta, te Kryeminist­ri Rama dhe te lideri i opozitës, Basha, Kim i ka takuar pothuajse të gjithë aktorët e rëndësishë­m politikë në vend. Gjithashtu, një vëmendje të veçantë të Kim në këto ditë të para në Shqipëri kanë marrë edhe institucio­net e reja të drejtësisë. Ajo është takuar me drejtuesit e SPAK, KLP, Kryeprokur­orin Olsian Çela dhe me disa drejtues të tjerë të organeve të reja të drejtësisë.

Do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati...

 ??  ?? Presidenti i “AmCham”, Jaço
Presidenti i “AmCham”, Jaço
 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim
 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim
Ambasadorj­a e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania