Panorama (Albania)

LAME: SI PERFITOHET Rivlerësim­i, çmimet e shtëpive dhe trojeve

Kreu i Kadastrës sqaron kategoritë që përfitojnë nga rivlerësim­i me 3 për qind. Gazeta zbardh çmimet fiskale të shtëpive dhe tokave në T iranë dhe gjithë vendin

-

Nga procesi i rivlerësim­it të banesave me 3 për qind, mund të përfitojnë edhe ato familje që kanë marrë lejen e legalizimi­t, por ende s'kanë përmbyllur procedurat e regjistrim­it të banesës dhe parcelës ndërtimore që kanë në posedim.

Në intervistë­n dhënë për rubrikën "Opinion" në "News 24", drejtori i Agjencisë së Kadastrës tha se janë rreth 70 mijë pasuri që nuk janë regjistrua­r, por që mund të përfitojnë nga amnistia. Krahas kësaj, risi është edhe fakti që për herë të parë aplikimet mund të bëhen edhe online.

Në janar është zyrtarizua­r ligji "Për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e". Por pse po bëhet ky rivlerësim, pasi dëgjojmë të thuhet që po bëhet për të mbushur arkën e shtetit?

Të biem dakord që në fillim, që nuk ka qeveri që nuk do lekë. Te rivlerësim­et fiton edhe qeveria, fitojnë edhe qytetarët. Qëllimi është përafrimi i vlerës së pasurisë me vlerën reale të tregut, gjë që redukton më tej edhe taksën që qytetari do të paguante për kalim pronësie nëse do ta shiste banesën apo truallin. Pra, nëse një situatë normale, unë do të shisja pronën apo banesën te një i tretë, do të paguaja taksën 15 për qind, por nëse e bëj sot rivlerësim­in, duke e sjellë këtë pasuri në vlerën reale, taksa do të jetë vetëm 3 për qind. Nëse kjo pronë, në momentin që unë do vendos ta shes do të ketë një shtesë të vlerës, ajo diferencë do të tatohet 15 për qind. Pra, përfitimi është i dyanshëm. Tregu në vendin tonë është shumë dinamik dhe i lëvizshëm, ndaj ky mekanizëm është me rëndësi që të përsëritet çdo herë në 3 apo 4 vjet. Cilat janë risitë e procesit? Këtë herë procesi ka dy risi. E para, qytetarët mund të aplikojnë direkt për rivlerësim­in online, pa ardhur në sportele. E dyta, aplikohet edhe te banesat e legalizuar­a, por jo të regjistrua­ra në Kadastër. Dua ta theksoj që kjo vlen për banesat e legalizuar­a. Llogariten rreth 70 mijë që janë legalizuar, por nuk janë regjistrua­r, janë pikërisht këto që do të përfshihen në procesin e rivlerësim­it. A ka pasur interes? Ka pasur shumë interes. Procesi do të zgjasë deri në shtator. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që e kanë me emergjencë, që kanë arsye që do ta shesin ose do ta lenë kolateral në bankë, të paraqiten në dy muajt në vijim. Kjo shërben për të mos krijuar radhë. Procesi zgjat vetëm 5- 6 ditë pune. Për ta ritheksuar, tarifa është 3 për qind për qytetarët dhe 5 për qind për subjektet. Cilat shërbime ofrohen online? Kadastra ofron momentalis­ht 52 shërbime online, që kanë të bëjnë me regjistrim­in e pronës, nxjerrja e certifikat­ës, regjistrim­i i lejes së legalizimi­t etj. Pra, janë shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me pronën. Të gjitha janë online. Ti mund të hysh tek e- albania. Fillimisht hap një profil tëndin dhe zgjedh shërbimin që dëshiron. Mbush formularin, e plotëson dhe pret përgjigjen. Pasi prite që do të bëhen ditët e tua, do hysh prapë te profili yt, del e plotësuar dhe thjesht e printon. A ka vonesa? Mund të ketë edhe vonesa. Të mos harrojmë se vetëm Tirana ka deri 800 aplikime në ditë. Nuk duhet ngatërruar shërbimi që duam. Avari të vogla edhe mund të kenë, por edhe ato do të vijnë në rënie, drejt shuarjes. Si po shkon procesi pas krijimit të Agjencisë së Kadastrës? Mjafton vetëm të them që shteti shqiptar ka të regjistrua­r në Kadastër vetëm 4 për qind të pronave të veta. Kjo ka sjellë plaçkitje, sepse shteti me vetëdije nuk ka regjistrua­r tokën e vet për t'u lënë çakejve të marrin ç'të duan. Pra, është lënë me qëllim që të mos regjistroh­ej që të plaçkitej. Ne si shtet kemi vijuar punën për të regjistrua­r tokat shtetërore. Mekanizmi po funksionon, do vetëm kohën e vet. Duhet të marrin fund njerëzit që hyjnë e ndërhyjnë. Të marrin fund të tilla gjëra që kemi dëgjuar pa fund. Do ta dixhitaliz­ojmë regjistrim­in e pronave dhe kështu që nuk ka çfarë të bëhet, nuk mund të ketë asnjë dashakeqës­i.

 ??  ??
 ??  ?? Artan Lame, gjatë intervistë­s në “News 24”
Artan Lame, gjatë intervistë­s në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania