Panorama (Albania)

Me pistoletë e mijëra euro, Vladimir Gjuta arrestohet para derës së PS- së, Rama ikën me makinë të blinduar

Gardistëve iu duk i dyshimtë, i gjenden edhe 120 mijë euro. Rama largohet nga selia me makinë të blinduar pas mbledhjes

- TIRANE

Pesë ditë pasi u lirua nga paraburgim­i, Vladimir Gjuta është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, pasi me vete iu gjet një pistoletë dhe 120 mijë euro.

Gjuta, një prej të dyshuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe kërcënimin e vetë Tahirit, sërish është ndaluar pas dyshimeve për ndonjë sulm të mundshëm ndaj përfaqësue­sve të Parisë Socialiste. Efektivët e Gardës, që ishin me shërbim pranë selisë rozë, ku sapo kishte nisur mbledhja e Grupit të Partisë Socialiste, kanë pikasur një person të dyshimtë që lëvizte pranë tyre. Ai bërë disa xhiro në trotuarin pranë selisë së PS- së, duke ngritur dyshime te punonjësit e Gardës të vendosur në hyrje të selisë, pasi brenda sapo kishte nisur mbledhja e Kryesisë së PS- së, e drejtuar nga Kryeminist­ri Edi Rama. Në xhiron e pestë, Gjuta i është afruar më shumë hyrjes së PS- së, duke bërë që Garda të ndërhyjë dhe ta neutralizo­jë atë, si dhe të kërkojë përforcime nga Policia, pasi ka pasur dyshime se mund të futej brenda godinës. Në momentin që është parë se ishte i armatosur, shërbimet e Komisariat­it Nr. 3, të mbërritura aty pas sinjalizim­it nga Garda, kanë bërë arrestimin e tij në flagrancë. Ai kishte veshur një xhup të zi, pantallona të errëta dhe një kapuç në kokë. Ndërsa me vete iu gjetën edhe rreth 120 mijë euro. Pikërisht me sasinë e parave, Gjykata ka justifikua­r edhe pistoletën. "Do këmbeja paratë te ' Dollari', ndaj kisha pistoletë me vete, për vetëmbrojt­je", mësohet të jetë shprehur ai në Polici. Pas kësaj situate të krijuar, i vënë në dijeni për çfarë kishte ndodhur, në përfundim të mbledhjes Kryeminist­ri Edi Rama është larguar nga selia e PS- së me një mjet të blinduar.

LIRIMI

Më 5 shkurt, Gjykata e Tiranës liroi Vladimir Gjutën, i cili më herët u arrestua për dhunimin e kushëririt të tij. Ai ishte lënë në burg nga Gjykata, e cila pasi disponoi aktekspert­imin e personit që u dhunua dhe tërheqjen e tij nga padia, vendosi të lërë të lirë Gjutën. Sipas burimeve, mësohet se plagosja e kushëririt, ngjarje për të cilën ai ishte arrestuar, ishte konsiderua­r si "Dëmtime të tjera me dashje", por edhe vetë i dëmtuari ishte tërhequr nga kallëzimi. Kjo ka sjellë lirimin e Gjutës nga qelia e paraburgim­it, qeli që e kishte provuar edhe më herët për të njëjtën arsye, për dhunë ndaj familjarëv­e të tij.

PRECEDENTE­T

Vladimir Gjuta u arrestua me shumë bujë në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish- ministrit Tahiri. Në vitin 2016, 36- vjeçari nga Kukësi është arrestuar sërish sepse ka dhunuar babanë e tij të moshuar dhe bashkëshor­ten. Nga ana tjetër, veç dhunës në familje, ai akuzohej në atë kohë edhe për shkeljen e vendimit të Gjykatës së Kukësit, që kishte caktuar ndaj tij masën "Arrest shtëpie". 36- vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologji­kisht babanë e tij 78 vjeç, ndërsa pre e dhunës u tha se ishte edhe bashkëshor­tja e tij. Ka qenë vetë babai i Gjutës, që ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke telefonuar në sallën operative. Më pas, shërbimet e Komisariat­it Nr. 5 kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e, duke kryer arrestimin e

Vladimir Gjutës. Për herë të fundit, ai u arrestua disa javë më parë pasi kishte dhunuar kushëririn e tij me çekiç. Sipas burimeve, mësohet se kushëriri i Gjutës kishte marrë dëmtime të rënda, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e kishte të dëmtuar.

 ??  ?? VLADIMIR GJUTA ( MAJTAS) RAMA DUKE DALE NGA PARTIA SOCIALISTE
VLADIMIR GJUTA ( MAJTAS) RAMA DUKE DALE NGA PARTIA SOCIALISTE
 ??  ?? Vladimir Gjuta pas arrestimit
Vladimir Gjuta pas arrestimit
 ??  ?? GJATE AKSIONEVE TE OFL
GJATE AKSIONEVE TE OFL
 ??  ?? Arma dhe paratë që iu sekuestrua­n Vladimir Gjutës
Arma dhe paratë që iu sekuestrua­n Vladimir Gjutës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania