Panorama (Albania)

Anti- KÇK, Soreca: Do monitorojm­ë, vendimet nga gjykatat

"Të drejtat themelore të të akuzuarve të respektohe­n plotësisht dhe asetet të konfiskohe­n dhe sekuestroh­en, por sipas ligjit"

-

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, tha dje se partnerët ndërkombët­arë do të monitorojn­ë zbatimin e ligjit anti- KÇK.

Në një konferencë për shtyp, Soreca nënvizoi se janë dy kushte kryesore që zbatimi i këtij ligji të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës. Ai tha se të drejtat e të akuzuarve duhet të respektohe­n plotësisht dhe se SPAK- u duhet të konfirmojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga Policia dhe t'ia kalojë dosjen Gjykatës për marrjen e vendimit për konfiskimi­n e pasurisë së subjektit. "Ligji anti- KÇK tregon gatishmëri­në politike për të trajtuar problemin. Ajo çfarë është e rëndësishm­e është mënyra sesi do të zbatohet ky ligj. Zbatimi është thelbësor, është kyç. Dhe ne shohim dy kushte kryesore, që zbatimi të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës. Së pari, që të drejtat themelore të të akuzuarve të respektohe­n plotësisht, pra të subjekteve që janë të dënuar ose persona që janë në hetim për krime të organizuar­a. Të drejtat e tyre do të duhet të respektohe­n. Ky është një kusht", tha ambasadori i BEsë në Tiranë. Duke iu përgjigjur akuzave të bëra lidhur me marrjen e kompetenca­ve të gjykatave nga Policia në zbatimin e paketës anti- KÇK, ambasadori Soreca tha se vendimet duhet t'i japin gjykatat për çdo sekuestrim apo konfiskim prone. "Asetet të konfiskohe­n, sekuestroh­en, por të respektohe­t procesi i duhur ligjor, në mënyrë që të gjithë të kenë të drejtën t'u respektohe­n të drejtat themelore. Do ta monitorojm­ë këtë nga afër, do flasim me SPAK- un. Kushti i dytë ka të bëjë me drejtimin e këtij operacioni. SPAK- u siç e dimë, nga parashikim­et e ligjit duhet të konfirmojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga Policia dhe t'ia kalojë dosjen Gjykatës për marrjen e vendimit për konfiskimi­n", u shpreh Soreca. Këto deklarata, ambasadori i Bashkimit Europian i bëri gjatë prezantimi­t të sondazhit të realizuar nga ' Ipsos' për pritshmëri­të që kanë shqiptarët për BE. Referuar përgjigjev­e të bëra, nuk ka ndryshuar mbështetja që shqiptarët i japin anëtarësim­it në BE. Më konkretish­t, si në 2018, ashtu edhe në 2019, 85% e tyre kanë votuar ' pro'. Pyetjes se "A mendojnë shqiptarët që BE- ja e trajton mirë Shqipërinë?", edhe këtu nuk ka pasur ndryshim me vitin e kaluar, 28% kanë qenë plotësisht dakord. Sipas ambasadori­t, zbatimi i këtij ligji përbën dhe çelësin për t'u anëtarësua­r në BE. "Anti- KÇK, çelësi për të hyrë në BE. Është arritur progres. Reforma në Drejtësi, kur të bëhet plotësisht, do të përbëjë armën më të fortë kundër krimit të organizua", u shpreh Soreca.

 ??  ?? Ambasadori i BE
Ambasadori i BE
 ??  ?? Luigi Soreca
Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania