Panorama (Albania)

Rikthehen çmimet “At Zef Pllumi”, Belina Budini shpallet fituese me “Ndikuesit”

Juria shpall fituese studiuesen Budini në “Publicisti­kë”, Vera Bekteshin në “Memorialis­tikë” dhe Sabri Hamitin në “Monografi”

-

Pas një periudhe 4vjeçare ndërprerje­je, për shkak edhe të ndërrimit të pushteteve në bashkinë që financonte çmimin, rikthehen vlerësimet “At Zef Pllumi”.

Juria e përbërë nga Alfred Lela, Jonila Godole dhe At Vitor Dema, shpalli fitues në kategorinë “Publicisti­kë” Belina Budinin, “Memorialis­tikë” Vera Bekteshin dhe “Monografi” Sabri Hamitin.

Kryebashki­aku i Lezhës, Pjerin Ndreu, vlerësoi iniciativë­n e themeluesv­e të tij dhe premtoi se do ta çojë atë më tej. “Është një çmim, të cilin s’e kemi shpikur apo krijuar ne, por i dedikohet Salvador Kaçes, të cilin e përshëndes dhe ia kemi marrë dhe e kemi sjellë prapë përballë gjithë botuesve të të gjithë Shqipërisë e të gjitha zona shqipfolës­e dhe për ta sjellë përballë opinionit publik lezhjan që ta forcojmë dhe realisht të japim ato mesazhe që At Zef Pllumi ka dhënë në veprat e tij”, tha Ndreu.

Në një atmosferë të ngrohtë miqsh, njerëzve të letrave, që nuk vinin vetëm nga zona e Lezhës, e shquar si vend poetësh, u ndanë çmimet me emrin e martirit.

“Ndihem jo vetëm e gëzuar, por e lumtur që sot më akordohet ky çmim i rëndësishë­m i Shqipërisë. Gjithnjë kam menduar se nëse ka një çmim që i përshtatet më mirë librit tim ‘ Vila me tri porta’, do ishte pikërisht ky çmim”, u shpreh shkrimtarj­a Vera Bekteshi, e cila meritoi këtë vlerësim me veprën “Vila me tri porta”, ku sjellë kujtime e dëshmi nga persekutim­i gjatë regjimit komunist.

“At Zef Pllumi nuk është vetëm misionar, por ai është edhe një shkrimtar i madh. Është një njeri që ka shkruar një kryevepër do të thosha jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore”, u shpreh studiuesi e poeti Sabri Hamiti, i cili u vlerësua për veprën me titullin që mban edhe çmimi që ai mori: “At Zef Pllumi”.

“Këtë vlerësim për anën publicisti­ke të librit e shoh si konfirmim të vlerave estetike dhe stilit të të shkruarit, pasi të menduarit shkencor nuk ka pse shihet si i papajtuesh­ëm me gjuhën publicisti­ke. Po kështu, ndiej se mendimi kritik është vlerësuar dhe jam mirënjohës­e për këtë”, shprehet Budini gjatë ceremonisë të marrjes së çmimit për librin e saj të fundit “Ndikuesit/ Influencer­s”, botim i UET Press.

Libri “Ndikuesit/ Influencer­s” është ndërtuar si analizë kritike e gjuhës së gazetarëve përballë politikanë­ve në Shqipërinë e pasviteve ’ 90, ndërsa bëhen edhe krahasime me gazetarët dhe politikanë­t e viteve ’ 30 dhe gjatë regjimit diktatoria­l. Prof. as. dr. Belina Budini është aktualisht dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET dhe ky është libri i saj i tretë në fushën e mediave dhe të komunikimi­t. Megjithëse libri ka konstrukt studimor- shkencor, Budini shprehet se këtë vlerësim për anën publicisti­ke të librit e sheh si konfirmim të vlerave estetike dhe stilit të të shkruarit, pasi sipas saj, të menduarit shkencor nuk ka pse shihet si i papajtuesh­ëm me gjuhën publicisti­ke. Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Qendrën Kulturore të qytetit të Lezhës, Budini theksoi se në mënyrë intuitive ndien se ka zbatuar porosinë e At Zef Pllumit “Rrno për me tregue” si metodë rrëfimtare për librin, duke qenë se libri bazohet pikërisht në rrëfimet profesiona­le të gazetarëve për rolet e tyre përballë politikanë­ve në media.

Libri “Ndikuesit” zbërthen gjuhën mbizotërue­se për gazetarët dhe mediat në Shqipëri në të folmet e vetë gazetarëve, ku bie në sy një ligjërim uniformizu­es për sa u përket roleve që gazetarët konceptojn­ë se luajnë përballë politikanë­ve në Shqipëri. Po kështu, ligjërimi i dorëzimit përballë pushtetit politik është dominues, sikurse rezulton nga kërkimet për librin “Ndikuesit”. Sipas Budinit, imponimi i pushtetit politik edhe mbi vetë mediat në forma nga më të ndryshmet dhe gjithnjë e më të sofistikua­ra, duket se pengon ushtrimin real ose faktik të pushtetit nga ana e mediave, pavarësish­t njëfarë hapësire lirie apo dialogu publik që ekziston në Shqipëri.

Po kështu, sipas Budinit, mbeten të paartikulu­ara nga ana e gazetarëve të intervistu­ar një sërë rolesh të reja, edhe pse pranohet se kanë hyrë në mjedisin e mediapolit­ikës dhe shfaqen si role me ndikim. Të tilla role janë ai i këshilltar­it, ekspertit të PR- së, shkruesit të fjalimeve politike, apo role të tjera si ai i polemistit, editoriali­stit, gazetarit intelektua­l, gazetarit ekspert, pamfletist­it, gazetarit pundit ose të brendshëm në politikë. “Edhe pse ka nga të intervistu­arit që janë parë ose janë aktualisht në rolet e mësipërme, pak prej tyre iu referohen atyre si role identifiku­ese për ta. Janë të rralla gjithashtu, referencat në lidhje me rolet më të fundit që lidhen me zhvillimet e mediave të reja dhe portaleve, si gazetari- tabloid, karikaturi­sti, blogeri apo gazetari multimedia­l. Disa nga të intervistu­arit pranojnë se disa nga rolet e reja mund të bëhen ‘ shpëtimtar­e’ për ‘ mjedisin e infektuar të mediave tradiciona­le’, por nuk duket se preferojnë të identifiko­hen me këto role. Po kështu, i paartikulu­ar mbetet roli i gazetarit të kulturës, të kritikut letrar, të artit apo filmit. Në një perspektiv­ë ku politika vë veten në qendër të medias, kanë mbetur jashtë për fat të keq mjaft figura të mendjes, fjalës dhe kreacionit, që nuk përfshihen në lojën e pushtetit të ditës”, shprehet Budini.

Së fundi, duke iu referuar simbolikës së çmimit që mban emrin e At Zef Pllumit, autorja pohon se ka pasur fatin ta takojë dhe intervisto­jë në dhjetor të 2005- ës, duke e publikuar intervistë­n në gegërisht për forcën e saj shprehëse dhe të mendimit kritik. Është një intervistë, në të cilën Padër Zefi shpreh indinjatën e tij të thellë me realitetet e ditës, ndërsa pohon se “këtij populli edhe me i shtie opangën në gojë, nuk bërtet”, referuar mosreagimi­t publik ndaj politikës dhe pushtetit.

“Po referoj së fundi një pjesë nga fjala e Padër Zefit në pranimin e Çmimit ‘ Penda e Artë që iu akordua në vitin 2006, kur u shpreh se vlerësimi më i madh që mund t’i bëhet një libri është kur juria pranon edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, duke e bërë demokracin­ë të vlefshme. Unë kam të njëjtën ndjesi në marrjen e këtij çmimi, që mendimi kritik është vlerësuar. Faleminder­it për këtë anëtarëve të jurisë!”

 ??  ?? Budini, dje pas çmimit
Budini, dje pas çmimit
 ??  ?? Prof. as. dr. Belina Budini, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi”
Prof. as. dr. Belina Budini, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “At Zef Pllumi”
 ??  ?? Vera Bekteshi duke marrë çmimin
Vera Bekteshi duke marrë çmimin
 ??  ?? Studiuesi Sabri Hamiti, në ceremoni
Studiuesi Sabri Hamiti, në ceremoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania