Basha pret Kurtin: Kosova mund të mbështetet te PD

Kryeminist­ri i Kosovës: Pozitë e opozitë të bashkëpuno­jnë për qytetarët

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, priti në selinë blu Kryeminist­rin e Kosovës në një takim që ka zgjatur mbi 20 minuta. Basha i kërkoi Kurtit që Kosova të mbështetet te Partia Demokratik­e tani që është në opozitë, por dhe nesër kur të vijë në pushtet. “Kryeminist­ri Kurti, qeveria e Kosovës, institucio­net e Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës mund të mbështeten, siç janë mbështetur deri më sot, plotësisht te Partia Demokratik­e, tek opozita e bashkuar për t’i dhënë çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim që do të mbështesë objektivat e tyre, sot në opozitë dhe nesër kur qytetarët e Republikës së Shqipërisë të na besojnë qeverisjen e vendit me votën e lirë dhe të ndershme”, u shpreh Basha për mediat pas takimit. Ai shtoi se termat e bashkëpuni­mit të PD- së me Kosovën janë të qarta. “E sigurova se për Partinë Demokratik­e dhe për opozitën e bashkuar prioritete­t e bashkëpuni­mit me Republikën e Kosovës janë të qarta. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës, për t’i dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë e në veçanti rinisë, për të ndalur shpopullim­in që është produkt i drejtpërdr­ejtë i korrupsion­it dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, sikundër edhe për angazhimin tonë, sot dhe nesër, për të vazhduar fuqimisht mbështetje­n nga

Republika e Shqipërisë për Republikën e Kosovës, për njohjet ndërkombët­are dhe për anëtarësim­in e Kosovës në organizmat ndërkombët­arë, sikundër edhe për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Basha.

Nga ana e tij, Kurti kërkoi bashkëpuni­min mes pozitës dhe opozitës në të dyja vendet për të përfaqësua­r siç duhet mandatin e qytetarëve. Pozitë- opozitë në të dyja anët e kufirit, Kuvend dhe qeveri do të bashkëpuno­jmë në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel të detyrës, jo vetëm zyrtare, por edhe historike për qytetarët tanë, të cilët siç e dinë janë edhe, me varfërinë më të madhe, me papunësinë më të madhe dhe jo vetëm në rajonin tonë. Pra, është obligim i yni si politikanë kudo që jemi, tërë kohën të jemi në shërbim të qytetarëve edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë, për të ngritur dinjitetin dhe mirëqenien e tyre”, u shpreh Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryedemokr­atin Basha.

Basha e Kurti, dje gjatë takimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.