Palmer: Duhet dialog, Rusia e do Ballkanin të përçarë

“Për SHBA- të, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të integrohen në BE”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë “i përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”. Në një intervistë për radion “Europa e Lirë” në Sofje, Palmer tha se SHBA- ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitete­t e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse i identifiko­j disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetje­n për Marrëveshj­en e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktiviteti­t malinj të shtetit rus”, tha Palmer. Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë- lart nivelin e tensioneve”. Me Marrëveshj­en e Prespës, Shkupi është dakordësua­r për ndryshimin e emrit të shtetit - nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut - gjë që i ka hapur rrugë përparimit të tij në rrugën e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Europian ka dështuar t’i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatav­e për anëtarësim në BE. Por, Palmer, duke folur për radion “Europa e Lirë” tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë “po”. “Franca dhe Holanda ndaluan hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vitin e kaluar, duke shkaktuar zhgënjim dhe shqetësim në Ballkan, ndërsa Rusia dhe Kina luftojnë për ndikim në rajonin e paqëndrues­hëm. Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikoh­en me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishë­m që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë europiane dhe perspektiv­ë europiane”, tha Palmer. “Pyetja e menjëhersh­me në rendin e ditës, pyetja në Këshillin Europian që do të ballafaqoh­et në takim në mars, është nëse do të hapen negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha më tej në intervistë i dërguari special i Uashington­it për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ai tha se SHBA- ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv. “Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshë­m, i begatë dhe i integruar në familjen europiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë”, tha Palmer. Rusia është fajësuar edhe për mbështetje­n e një përpjekjej­e për grushtshte­t në Mal të Zi në vitin 2016. Rusia mbështet ushtarakis­ht Serbinë dhe ka lidhje të ngushta me Presidenti­n e këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar Departamen­ti amerikan i Mbrojtjes në një raport të parë nga Radio “Europa e Lirë” në nëntor të vitit të kaluar. Palmer është emëruar i dërguari i Departamen­tit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit të kaluar. Pak muaj më vonë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadori­n amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administra­tës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori Grenell ka realizuar disa vizita në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt normalizim­it të marrëdhëni­eve. Palmer, në një intervistë për një televizion të Serbisë në muajin dhjetor, ka thënë se SHBA- ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptont­e njohje të ndërsjellë. Prishtina dhe Beogradi “duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshj­e dhe bashkë të përcaktojn­ë rrugën kah e ardhmja europiane”, ka thënë në atë kohë Palmer.

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.