Rama: Tirana është Amerika jonë e vogël

"Ata që e kanë provuar këtë qytet, duan gjithmonë të kthehen"

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARDIT HOXHA

Kryeminist­ri Rama mori pjesë dje në festimet e 100- vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, të cilat u mbajtën në Pallatin e Brigadave.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë foli për sfidat që ka kaluar Tirana që nga momenti që u shpall kryeqytet e deri në ditët e sotme, ku sigurisht nuk la jashtë vëmendjes periudhën kur ishte vetë kryebashki­ak. Sipas Ramës, Tirana është një qytet ku të gjithë që kanë jetuar duan të rikthehen dhe në njëfarë forme është Amerika e Shqipërisë. "Ky është një qytet që unë në vetë të parë e kam provuar, që në sytë e atyre që vijnë, është një vend ku duan gjithmonë të kthehen. Edhe e gjithë Shqipëria, po ashtu, por po flasim sot për Tiranën. E mbase këta që vijnë nga BE- ja janë të lodhur me shumë rregull e me shumë disiplinë, me shumë standarde e me shumë monotoni. Tirana është Amerika jonë e vogël, në vitet kur Amerika na ngjante më shumë ne, seç i ngjante Amerikës sot, por, normal, tani kohët kanë ndryshuar dhe me të drejtë, edhe Amerika kërkon që të bëhemi si Amerika sot nga të gjitha pikëpamjet", u shpreh Rama. Më tej, kreu i qeverisë foli për hapat e zhvillimit në periudhat e ndryshme të historisë që ka kaluar Tirana, duke filluar që nga ato të mbretërisë, Luftës së Dytë Botërore, periudhës së komunizmit dhe 30 vitet e fundit në demokraci. "Është një qytet që 100 vjet përpara ishte shumë i vogël dhe në shekullin e 19- të kishte vetëm 10 mijë banorë, edhe pse në shekullin e 20- të kishte Rrugën e Durrësit, Rrugën e Kavajës, Rrugën e Dibrës dhe Rrugën e Elbasanit. Këto të katërta kishte. U ndërtua në një mënyrë si pak qytete të tjera, nga shumë duar që ia lanë stafetën njëra- tjetrës, me hir ose me pahir dhe që vunë tullat e tyre, duke sjellë kultura të ndryshme, duke sjellë vizione, perceptime e mënyra të ndryshme të të jetuarit me realitetin. E nisën me institucio­net e para, komunitete­t fetare, pastaj erdhën më pas austriakët, pastaj italianët, pastaj komunistët, pastaj liri- demokratik­asit dhe në fund fare erdhi dhe lali Eri. Në të gjithë këtë rrugëtim, Tirana u ndërtua si një qytet eklektik, një qytet që si në asnjë vend tjetër, ose si në rrallë vende të tjera", u shpreh kreu i qeverisë.

Rama, gjatë ceremonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.