Shpërdorua­n detyrën, Gjykata kthen në detyrë dy policët e Krujës

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Shtatë efektivët e Policisë së Krujës, të cilët ishin pezulluar nga detyra pak ditë më parë për akuzat se kishin favorizuar ndërtimet pa leje, kishin lejuar kultivimin e hashashit si dhe për ngacmime seksuale, dolën mesditën e djeshme para togave të zeza. Gjykata e Krujës, gjatë seancës së djeshme, ndryshoi masën e sigurisë për dy prej tyre duke i rikthyer në detyrë, ndërsa për pesë të tjerët la në fuqi masën e sigurisë pezullim nga detyra. Mësohet se Muharrem Celami dhe Kadri Daci janë dy prej policëve që u pezulluan nga detyra 4 ditë më parë me kërkesë të Prokuroris­ë së Krujës, ndërkohë që dje Gjykata vendosi rikthimin në punë të tyre. Shtatë efektivët e Policisë së Komisariat­it të Krujës u pezulluan nga detyra nën akuzën se shpërdorua­n detyrën. Ata akuzohen për favorizim të kultivimit të kanabisit në Krujë dhe FushëKrujë, ndërtimeve pa leje, manipulim e fshehje të ngjarjeve dhe ajo që është më e rënda, ngacmim seksual të grave që shkonin në komisariat për të denoncuar burrat për dhunë. Për Xhevair Babasin, Sabri Danajn, Nuri Sefan, Dervish Sanan dhe Fatmir Beqajn, gjyqtarja Enkelejda Hoxha la në fuqi kërkesën e prokurorit duke mos e ndryshuar masën e sigurisë, pezullim nga detyra. SHÇBA- ja njoftoi pesë ditë më parë se, pas një hetimi disamujor, ku janë përdorur metoda speciale hetimi, se është bërë i mundur dokumentim­i me prova ligjore i veprimtari­së së kundërligj­shme dhe gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha pranoi kërkesën, duke i pezulluar nga detyra dhe duke ndaluar daljen jashtë shtetit shqiptar të këtyre punonjësve të Policisë. "SHÇBA Durrës, në bashkëpuni­m dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, finalizoi me sukses operacioni­n e koduar ' Abuzuesit e detyrës 2', duke pezulluar nga detyra shtatë punonjës Policie. Pas një hetimi disamujor, duke aplikuar metoda speciale, nën drejtimin e Prokuroris­ë, u bë i mundur dokumentim­i me prova ligjore i veprimtari­së së kundërligj­shme të subjekteve të këtij procedimi", bëri të ditur Policia. L. M

Gjykata e Krujës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.