Panorama (Albania)

Maqedonia e Veriut ratifikon aderimin në NATO, shqiptarët vlerësojnë Zaev

Kryeparlam­entari Talat Xhaferi ngriti zyrtarisht flamurin e NATO- s para Kuvendit

-

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u mbajt pasditen e djeshme seanca solemne për ratifikimi­n e protokolli­t për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Fjalime mbajtën Presidenti, Stevo Pendarovsk­i; Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi; Kryeminist­ri teknik, Oliver Spasovski; si dhe shumë deputetë. Të ftuar ishin Atilla Mesterhazi nga AP- NATO; Mirosllav Tugjman, deputet dhe shef i delegacion­it kroat të AP- NATO; Vasilika Hysi, nënkryetar­e e Parlamenti­t shqiptar; Cveta Karajançev­a, kryetare e Kuvendit bullgar; Genci Nimanbegu, kryetar i Parlamenti­t të Malit të Zi; ishpreside­ntë, ish- kryeminist­ra, liderë të partive politike dhe diplomatë të huaj në Maqedoninë e Veriut. PËR HERË TË PARË

FLET AHMETI Kreu i BDI- së, Ali Ahmeti, për herë të parë iu drejtua deputetëve përmes foltores së Parlamenti­t. Ai vlerësoi qeverinë në të cilën partia e tij mori pjesë në këtë periudhë gati katërvjeça­re, duke përmendur edhe meritat e partisë së tij në këtë proces. Fjalimi i Ali Ahmetit në foltore ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ai nuk del zakonisht në foltore. DEKLARATA E THAÇIT

Kryetari i PDSH- së, Menduh Thaçi, në seancë uroi të gjithë qytetarët e për këtë hap historik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Sigurisht se të gjithë kanë dhënë kontributi­n e vet, megjithatë kontributi­n kryesor e ka dhënë Kryeminist­ri i mëhershëm, z. Zoran Zaev, i cili vazhdimish­t dhe me guxim e shtynte procesin përpara. Dhe, këtu nuk duhet të ketë asnjë dilemë... Zaev, ju duhet të jeni i qetë me ndërgjegje­n tuaj, për shkak se ky veprim nuk është vetëm veprim për marketing, por është veprim që definitivi­sht ndalon që shteti ynë si shtetet tjera në Ballkan ta paguajmë tranzicion­in me gjak, me masakër dhe me konflikte të jashtëzako­nshme. Mendoj që kemi shumë për të bërë. Apeloj te të gjithë bashkëqyte­tarët tanë maqedonas, të cilët janë të vetëdijshë­m se ne shqiptarët, veçanërish­t forcat relevante politike të shqiptarëv­e, asnjëherë nuk e kemi kundërshtu­ar identiteti­n dhe gjuhën maqedonase. Apeloj pas këtij akti të rëndësishë­m historik të guxojnë bashkë të ecim përpara dhe ta ndërrojmë kuptimin për shqiptarët, që për mua është nënvlerësu­es. Ky nocion do të duhet të ndërrohet në aktet normative, populli shqiptar dhe gjuha shqipe”, tha Thaçi. NGRIHET FLAMURI

I NATO- S Gjatë seancës solemne kanë marrë fjalën përfaqësue­sit e të gjitha partive, duke dhënë mbështetje për këtë moment historik për shtetin, përveç përfaqësue­sit të VMRO- së, që nuk pajtohet me emërimin e shtetit sipas Marrëveshj­es së Prespës, por që janë pro anëtarësim­it në NATO. Por VMRO- DPMNE vendosi ta votojë protokolli­n e aderimit. Pas ratifikimi­t në Kuvend me 114 vota pro, Maqedonia e Veriut është një hap larg anëtarësim­it të plotë në NATO, duke pritur vetëm Kuvendin e Spanjës për ta ratifikuar protokolli­n, që është një çështje ditësh. Tashmë edhe zyrtarisht është bërë ngritja e flamurit të NATO- s në oborrin e Kuvendit të RMV- së nga Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të RMVsë, duke qenë të pranishëm edhe të ftuarit ndërkombët­arë. Maqedonia e Veriut bëhet anëtarja e 30- të e NATO- s.

 ??  ?? Talat Xhaferi, gjatë ceremonisë për ngritjen e flamurit të NATO- s
Talat Xhaferi, gjatë ceremonisë për ngritjen e flamurit të NATO- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania