Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali marrin letër nga OFL për pasurinë

Policia: Shullazi, i paraburgos­ur për gjobëvënie e grup të strukturua­r, Cukali në 2006- ën u dënua me 10 vjet për pengmarrje

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - ETLEVA DELIA

Emijano Shullazi dhe Gjergj Cukali janë dy personazhe­t e radhës, që OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e pasurisë.

Zëdhënësja e Operacioni­t Forca e Ligjit, ashtu si në deklaratat e mëparshme, u shpreh se kërkesat janë dërguar në zbatim të detyrave të përcaktuar­a nga akti normativ i datës 31 janar 2019. Në këtë drejtim u kërkohet vetëdeklar­imi i pasurisë shtetasve: Emiljano Shullazi, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgos­ur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Grup i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal"; Gjergj Cukali, me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit". "Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së. Më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL, që prej nisjes së operacioni­t e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklar­im të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestrua­r: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë", tha dje zyrtarisht Policia.

SHULLAZI

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 14 vite burg

Emiljano Shullazin. Ndërkohë, i konsiderua­ri si krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, u dënua me 11 vite burg. Sipas Prokuroris­ë, ai ka qenë mbështetës në veprat penale të kryera dhe një nga kryesorët si edhe njeri i afërt i Emiljano Shullazit. Endrit Qyqa dhe Endrit Zela u dënuan nga 10 vite burg secili. Sipas Prokuroris­ë, dy të pandehurit kanë qenë në rolin e personave që kanë ndihmuar në arritjen e qëllimit kriminal. Në fund, Gjykata dha 9 vite burg për Blerim Shullazin, i cili akuzohej për gjobëvënie­n ndaj Zakës dhe armëmbajtj­e pa leje. Ky vendim u ankimua nga të pandehurit dhe që prej 21 janarit të vitit që lamë pas, ende nuk është marrë në shqyrtim ky ankim. Për rreth 1 vit, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë rreth 30 herë procesin.

CUKALI

Gjergj Cukali mbetet pa dyshim personi që nuk u largohet lehtë problemeve me drejtësinë. Dhjetë vitet e fundit, ai është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës, madje edhe atëherë kur kishte dalë me leje nga burgu, ku vuante një dënim për pengmarrje. I konsiderua­r ndoshta jo rastësisht si i forti i "Myslym Shyrit", Gjergj Cukali, 41 vjeç, ka përfunduar sërish në qelitë e paraburgim­it në vitit 2019, por arriti të lirohet shumë shpejt. Ai u arrestua për një akuzë mjaft të rëndë, atë të vrasjes, e cila nuk iu provua nga Gjykata dhe për rrjedhojë u la i lirë. Policia deklaronte në atë kohë se kishte prova të forta ligjore që e bënin atë autor të dyshuar për vrasje. Flitej për analizë ADN- je, që nëse nuk do hidhej poshtë si e pavlefshme nga Gjykata, ndoshta, as problemi i tij shëndetëso­r, astma bronkiale, që i dha lirinë nga Gjykata e Lartë në vitin 2018, nuk do ta shpëtonte dot nga qelia. Në vendimin e Gjykatës, që ka siguruar gazeta "Panorama", argumentoh­et se materiali biologjik, pështymë, marrë në vitin 2018 nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, është marrë në kundërshti­m me rregullat procedural­e, duke e bërë të papërdorsh­me.

Gjergj Cukali

Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.