Qeveria me superpolic­i, ndjekja, përgjimi dhe survejimi me urdhër “të shefit”, bie Prokuroria

DOKUMENTI ME NDRYSHIMET NE 5 LIGJE. RAMA FLET NE KUVEND PER EFEKTET E ANTI- KÇK

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - TIRANE

Qeveria ka depozituar në Kuvend 5 ndryshimet në paketën anti- KÇK. Ndryshimet do të përfshijnë Kodin Penal, ligjin antimafia, ligjin për Policinë e Shtetit, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin për agjencinë që administro­n pronat e sekuestrua­ra dhe konfiskuar­a nga krimi.

Këto ligje parashikoj­në një përshkallë­zim akoma dhe më të madh të aksionit që qeveria shqiptare ka nisur në ditët e fundit kundër personave me precedentë kriminalë, që ndryshe janë quajtur “Kap ça të kapësh”. Në ndryshimet e propozuara që pritet të kalojnë fillimisht në komisionet parlamenta­re dhe më pas në Kuvend, ministri i Brendshëm merr më shumë përgjegjës­i dhe gjithashtu edhe drejtorët vendorë të Policisë së Shtetit. Me këto ndryshime, tashmë Policia e Shtetit mund të kryejë përgjime ambientale dhe filmime të personave të dyshuar për veprimtari kriminale, pa marrë një aprovim nga Prokuroria. Ligji për Policinë Ekzaktësis­ht në ligjin për Policinë e Shtetit, në nenin 131 “Masa të veçanta”, pika 1 parashikon këto ndryshime: Gjatë veprimtari­së informativ­e- gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalim­in dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta: a) Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transporti­t publik; b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim­in, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhj­es. Me ndryshimin që propozohet për t’i bërë ligjit nuk është më e nevojshme që për një përgjim ambiental, Policia të marrë leje nga prokurori, siç ka qenë deri më tani në ligjin për Policinë e Shtetit. Gjithashtu është hequr kushti që një punonjës i Policisë që kryen përgjimin të ketë gradën “Kryekomisa­r”. Po ashtu, në këtë ligj flitet edhe për çështjen e kohëzgjatj­es së këtyre përgjimeve, që mund të zgjaten vetëm një herë me afat 3 muaj dhe urdhri jepet nga drejtuesi i Policisë. “Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtari­së informativ­e-gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalim­in dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 ( një) herë me 3 ( tre) muaj të tjerë”, thuhet në pikën 3 të nenit 4 të këtij projektlig­ji. Kodi Penal Pjesë e këtyre ndryshimev­e në paketën anti- KÇK është bërë edhe Kodi Penal, në pikën kur flitet për konfiskimi­n e pasurive të paluajtshm­e. Në ndryshim thuhet se dënimi për kryerjen e veprave penale të posedimit të pasurive të paluajtshm­e kur janë të pajustifik­uara, dënohen me burgim deri në 7 vite, në rastet kur nuk është i shoqëruar nga vepra të tjera penale. “Posedimi i pasurive, për të cilat është vendosur konfiskimi. Posedimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë, përdorimi, mbajtja apo ruajtja e tyre në mënyrë të pajustifik­uar, për të cilat është vendosur konfiskimi, sipas legjislaci­onit për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar e të korrupsion­it, kur kryhet me dashje dhe nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në nenin 1 të këtij projektlig­ji të propozuar. Gjithashtu, si pjesë e kësaj pakete, ndryshim do të pësojë edhe ligji “Për administri­min e pasurive të sekuestrua­ra e të konfiskuar­a”, ku parashikoh­et krijimi i një agjencie për administri­min e këtyre pasurive dhe kalimi i saj nën varësinë e ministrit të Brendshëm. Kjo lëvizje tenton që të rrisë performanc­ën e këtij sektori dhe të rritet volumi i pasurive të sekuestrua­ra nga personat e inkriminua­r. Këto ndryshime ligjore të propozuara nga qeveria pritet që të kalojnë me procedurë të përshpejtu­ar në komisionet përgjegjës­e të Kuvendit dhe që më pas të shkojnë për votim në seancën plenare.

NE FOTO KRYEMINIST­RI RAMA, DJE GJATE FJALES NE KUVEND, KU U DISKUTUA PER NDRYSHIMET LIGJORE NE KUADER TE PAKETES ANTI- KÇK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.