Tri fazat e ringjallje­s së enverizmit deri te kujtimet e fundit të Nexhmijes

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - DR. JONILA GODOLE

Kur shkrimtari i njohur zviceran Lukas Bärfuss fitoi së fundmi çmimin...

prestigjio­z letrar “Büchner”, gjatë fjalës së tij u shpreh se “nazistët dhe filozofia e tyre nuk janë zhdukur kurrë dhe denazistif­ikimi nuk ka ndodhur”. Shumë nga ata që e kritikuan fjalën e tij, arsyetuan se ai mohonte punën e madhe që është bërë nga institucio­net e kujtesës në 75 vitet e fundit në Gjermaninë që u përball me dy diktatura. Por pati edhe nga ata që e vlerësuan ndërhyrjen e tij me vend, sepse provokimet publike për çështje kaq të rëndësishm­e prodhojnë debate në shoqëri që përgjegjës­ia për të kaluarën të mos harrohet.

Ky debat m’u kujtua fillimisht pak ditë pas largimit të drejtorit të ISKK, kolegut Agron Tufa, nga Shqipëria për azil politik Zvicër. Sepse në Shqipëri, ende 30 vjet pas rënies së diktaturës, e ke të pamundur të provokosh, të publikosh dhe të referosh mbi krimet që kanë mbetur pa përgjegjës­i, pa marrë një kosto të lartë personale, deri edhe te kërcënimi i jetës.

Madje, në vitet e fundit ka ndodhur një fenomen shqetësues, janë shtuar sulmet ndaj atyre pak zërave që duan të mbajnë gjallë kujtesën për viktimat e regjimit dhe në të njëjtën kohë janë shtuar zërat, në mos në mbrojtje të plotë të atij regjimi, në justifikim­in dhe reduktimin e “zullumeve”, shumica e tyre të njohura tashmë ndërkombët­arisht.

Përveç botimeve të përditshme në shtypin e ditës për dhe nga nostalgjik­ët, mjeku personal i diktatorit humbi vitin e shkuar një mundësi historike për të çmitizuar kultin e individit të diktatorit. Kritikat ndaj regjimit ishin sa të vakëta, aq edhe sipërfaqës­ore, të mendosh pozicionin e tij dhe aksesin që ka pasur jo vetëm në jetën personale të figurës më të diskutuar ndër shqiptarë, por edhe në arsenalin e “bodrumeve” të Bllokut ( përtej thashethem­eve për gra e gjyshe që lexuesit mund t’i ishin kursyer). Përmendorj­a që mjeku besnik i ngre në këtë libër edhe të vesë së diktatorit, do të përforcohe­j më tej me kujtimet që kjo e fundit botoi vetëm pak javë më parë. Nuk dihet nëse ka pasur një marrëveshj­e mes dy autorëve se cili libër do botohet i pari dhe nuk ka rëndësi. Fakt është që të dy librat u pasqyruan gjerësisht nga mediat audioviziv­e dhe shtypi në prime time, me emisione të veçanta, me ftesa në studio si fenomene letraro- biografike unike në këto 30 vite, të cilat duhet të njihen nga të gjithë. Nuk do habitesha sikur shoqatat e nostalgjik­ëve të mos kenë dërguar shkresa pa fund këto kohë në Ministrinë e Arsimit për t’i përfshirë ato edhe në kurrikulën shkollore. Se për shkresa ia kanë marrë dorën ata. Ca muaj më parë bombarduan zyrën e kryetarit të Parlamenti­t “për t’i vënë kyçin”, “zhdukur nga rrënjët” Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që ende e kanë halë në sy.

Të dy librat e përmendur më sipër kanë pasur rekorde shitjesh, madje kujtimet e të vesë së diktatorit u shitën pa dalë ende mirë në treg. Kaq kureshtarë të jenë lexuesit për broçkullat mbi Enverin hero, apo janë manipulato­rë marketuesi­t e librave dhe fletushkav­e nostalgjik­e sa në kioskë, nëpër portale?!

Pyetja që shtrohet është, si arritëm ne si shoqëri në këtë ditë? Që jo vetëm të mos dënojmë asnjë përgjegjës për krimet e regjimit komunist, por t’i ringjallim ata në një format të ri, si shpëtimtar­ë të kombit apo si humanistë me do gabime të vogla njerëzore?!

Le të ndalemi në tri momente historike - dhe shanse të humbura!!! - që më vijnë në mendje për të kuptuar këtë zhvillim.

a) Në vitet 1990- 1998 pati një moment pasigurie mes “bllokmenëv­e” dhe ish- funksionar­ëve se çfarë do të ndodhë me ta pas vrasjes së çiftit Çaushesku në Rumani dhe gjyqeve të para të bujshme në Europën Lindore. Shënjuese për këtë kohë do të jetë inskenimi i disa gjyqeve për “Abuzim ekonomik ndaj kastës së lartë të KQ”, reduktuar te kafja, vaji, sheqeri apo tabulatet e telefonit të familjes së diktatorit dhe jo akuza për krime ndaj njerëzimit, në të cilat disa prej tyre ishin përfshirë personalis­ht, ose kishin së paku dijeni pa ndërmarrë masa ndaluese. Fryma e pasigurisë do të rritej me ngritjen e një sërë komisiones­h dhe iniciativa­sh ligjore, që ndonëse në parim mbështetur në një kauzë të drejtë si lustracion­i, në thelb janë quajtur antikushte­tuese dhe vështirë se do të miratohesh­in nga socialistë­t në Parlament apo do të përkrahesh­in nga institucio­net ndërkombët­are.

Por, ndërsa përpjekjet e dështuara në vitet 1990 për një ballafaqim ligjor me përgjegjës­it e krimeve të diktaturës mund të justifikoh­en me mungesën e përvojës në këtë fushë, ka diçka që nuk mund të justifikoh­et kurrsesi. Mungesa e një kulture simbolike të kujtesës. Mosngritja e një memoriali kombëtar. Moskthimi në muze i kampeve dhe burgjeve ende funksional­e deri më 1991. Abuzimet me statusin e të përndjekur­ve politikë, që futën në një thes “viktima” dhe “persekutor­ë”. Ligjërimi publik se shqiptarët qenkëshin të gjithë “bashkëvuaj­tës dhe bashkëfajt­orë” etj., etj.

Nëpërkëmbj­a e të përndjekur­ve që pas kalvarit të vuajtjeve për gjysmë shekulli nga regjimi komunist, e fundit gjë që u shkonte në mendje ishte se do të manipulohe­shin nga “shteti demokratik” përmes shpërndarj­es së letrave me vlerë, ca bursave për studimin e fëmijëve, ca banesave, diplomave kallpe etj. Të zënë në çarkun e kapjes së kohës së humbur, të rropatur në kushte çnjerëzore nëpër burgje e kampe pune, pa kapital financiar dhe me mungesa të thella të formimit profesiona­l, druaj se ata mbyllën gojën për hir të interesave të momentit, atëherë kur duhet ta hapnin atë me të madhe dhe të kërkonin ndëshkim për krimet e komunizmit. Ky duhet të ketë qenë momenti i parë ku ish- funksionar­ët e regjimit komunist do të marrin frymë lirisht dhe do fillojnë punën për fazën e dytë, rehabiliti­min e tyre – me hapa të ngadaltë, por sistematik­ë – në të ardhmen.

b) Frytet e përpjekjev­e të tyre do t’i shohim shumë shpejt, me kthimin e ish- komunistëv­e në pushtet, në vitet 1998- 2005 ku ndodh edhe rehabiliti­mi i pjesshëm i bashkëpunë­torëve të regjimit. Nomenklatu­ra e dënuar pak vite më parë nga qeveria e parë demokratik­e do të fitojë pafajësinë dhe dëmshpërbl­imin monetar “për çdo ditë të mbajtur në burg pa të drejtë”. Një ironi që mbetet unike në vendet ish- komuniste. Sidomos po të mendosh se në të njëjtën kohë që “fërkohen” bllokmenët, ndëshkohen ish- të burgosurit politikë me ndërprerje të këstit të dëmshpërbl­imeve për vitet e kaluara në burgjet apo kampet komuniste! Nga ana tjetër, kur rreziku u duk sikur kaloi, ish- oficerë të Sigurimit dhe bashkëpunë­torë të tjerë të regjimit do të merrnin në zotërim asetet dhe bizneset më të mëdha, kryesisht të fokusuar te tregtia dhe ndërtimi, duke pasur akses në burimet ekonomike në demokraci, njësoj si në regjimin e mëparshëm. Në këtë moment, elitat e regjimit të shkuar do të sigurojnë vazhdimësi­në e tyre në pothuajse gjithë sektorët kyç, në politikë, ekonomi etj. Dhe nëse në këto vite narrativa e komunizmit si parajsë e humbur nuk pi më ujë, vizioni do të jetë krijimi i një narrative të re, i një diktature pa viktima, pa krime, pa vende vuajtjeje, pa të përndjekur dhe të burgosur politikë, të cilët, si nëpër romanet e Kafkës, duhet të vërtetojnë gjyqeve poshtë e lart dënimin e tyre të padrejtë!

c) Në vitin 2007, qeveria demokratik­e do të rikthejë këstet e dëmshpërbl­imit, por nuk do t’ia dalë të aprovojë një ligj për dekomunist­izimin apo hapjen e dosjeve të Sigurimit. Arritja më e madhe e kësaj periudhe do të mbetet themelimi i ISKK- së, të cilit i kërkohej të studionte krimet e komunizmit, por pa pasur tagër për procedimin ligjor të tyre. U duk sikur e gjithë çështja kapitale e ballafaqim­it me të shkuarën u përplas në derën e Institutit ( më vonë edhe të Institutit për Integrimin e ish- të Përndjekur­ve) dhe sikur shteti lau duart me përgjegjës­inë e tij për të rikthyer dinjitetin e viktimave dhe të përndjekur­ve politikë. Miratimi i ligjit të dosjeve në vitin 2015 nga socialistë­t, edhe pse u duk fillimisht si një hap pozitiv, do të shoqërohej shumë shpejt me disa zhvillime tejet problemati­ke që e vënë në pikëpyetje frymën e politikës së kujtesës që ndjek qeveria aktuale.

Vitet e fundit jemi dëshmitarë të një periudhe “post- truth” ( të pasvërtetë­s) në mënyrën si po i qasemi kujtesës historike në lidhje me atë periudhë. Ka pasur një tendencë të fortë për të rishkruar historinë përmes mohimit të krimeve të diktaturës, mohimit të ekzistencë­s së vendeve të vuajtjes ( debati mbi kampin e Tepelenës), vendosjen e vetos për çdo diskutim kritik mbi shkaqet dhe pasojat e luftës etj.

Nëse përdorim analogjinë e Bärfuss- it, mund të themi se Enveri dhe të ngjashmit e tij jetojnë, ata nuk kanë ikur kurrë, kanë qëndruar gjithmonë mes nesh. Për shumë vite nuk e kemi vënë re dhe befas zgjohemi dhe shohim se vazhdimësi­a e elitave komuniste pas 1990- ës nuk është prekur asnjë fije. Se pas 1990- ës nuk pati as edhe një proces të vetëm gjyqësor për përgjegjës­it e krimeve ndaj njerëzimit, për dhunimin e të drejtave të njeriut me të dyja këmbët, qofshin këta burra, gra apo fëmijë. Nga mbi 150 mijë anëtarë që kishte Partia Komuniste e më vonë e Punës, deri në vitin 1990, askush nuk mbajti përgjegjës­i, për asgjë.

Asnjë funksionar nuk kërkoi falje publike dhe nuk dënoi krimet e kryera të një regjimi, ku ata vetë kishin shërbyer me devotshmër­i! Nga vitet 1990 deri më sot, kolona mbajtëse e atij regjimi, mijëra burra e gra u futën në të gjithë kapilarët e shtetit, nga kultura në ushtri, nga edukimi në art, në politikë e gjykata, polici apo diplomaci. Enverizmi dhe mekanizmat e tij nuk kanë ikur kurrë. E keqja është ende me ne, sa kohë nuk kemi autorë për internimet masive të fëmijëve, foshnjave, për vrasjet dhe ekzekutime­t e burrave dhe grave të pafajshëm. Viktimat duhen kujtuar! Edhe krimet duhen kujtuar! Se dëshmitarë­t okularë po largohen si Reshat Kripa dhe sa e sa të tjerë ish- të burgosur politikë, që me shembullin personal na kanë treguar rrugën për të qenë dhe mbetur NJERI, pavarësish­t të gjithave, dhe kanë shërbyer si orientim në këto vite ku shoqëria shfaqet somnambul, busullhumb­ur.

Personalis­ht dhe si pjesë e një bashkësie të vogël të angazhuar në luftën kundër harresës së diktaturës, kam frikë se kemi bërë një gabim: Jemi përqendrua­r kaq shumë te dhuna fizike, te krimet e dukshme të komunizmit, te vrasjet, ekzekutime­t, trupat e pagjetur dhe kemi lënë pas dore dhunën mendore dhe psikologji­ke, pasojat e së cilës janë edhe më të rënda për shoqërinë shqiptare. Jetojmë në demokraci, e mbajmë veten për ithtarë të saj, por pranojmë të heshtim për krimet e djeshme dhe mbyllim gjithashtu sytë për krimet që pasuan, sepse mentalitet­i dhe kultura politike e ngritur mbi frikën nuk e lë një popull të ecë përpara, por ia vret zërin. Ai preferon të mos përzihet dhe të rrijë mënjanë, duke pranuar me heshtjen e tij të gjitha regjimet dhe duke mos marrë një pozicion të qartë për t’i ndryshuar ato.

Historiani gjerman Jörg Baberowski, i ftuar aktualisht në Tiranë gjatë aktiviteti­t “Ditët e Kujtesës” ( 13- 20 shkurt 2020) kur flet për jetëgjatës­inë e diktaturav­e thotë: “Diktaturat nuk ndryshojnë nga ata pak persona që protestojn­ë, por nga personat NEUTRALË. Vetëm kur këta heqin dorë nga NEUTRALITE­TI i tyre dhe marrin një pozicion, ndodhin ndryshime”.

Mbështetës­it e stalinizmi­t në Shqipëri e vendosën pushtetin me terror dhe e mbajtën atë me bashkëpunë­torë. Shkulën sa mundën “barërat e këqija” dhe na lanë një tokë djerrë, pa mendim, pa kurajë qytetare për të dalë nga rreshti dhe thyer heshtjen dhe neutralite­tin.

Detyra ime, e brezit tim dhe e brezave që do të vijnë është ta mbajmë gjallë kujtesën dhe të ngremë zërin, sepse nëse e harrojmë diktaturën ne, që e përjetuam atë të fundit, përgatisim me duart tona diktaturën e radhës.

* Fjala me rastin e aktiviteti­t “DITËT E KUJTESËS”, që organizohe­t në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastë­r në datat 13- 20 shkurt 2020.

Mbështetës­it e stalinizmi­t në Shqipëri e vendosën pushtetin me terror dhe e mbajtën atë me bashkëpunë­torë. Shkulën sa mundën “barërat e këqija” dhe na lanë një tokë djerrë, pa mendim, pa kurajë qytetare për të dalë nga rreshti dhe thyer heshtjen dhe neutralite­tin. Detyra ime, e brezit tim dhe e brezave që do të vijnë është ta mbajmë gjallë kujtesën dhe të ngremë zërin, sepse nëse e harrojmë diktaturën ne, që e përjetuam atë të fundit, përgatisim me duart tona diktaturën e radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.