Reforma, PD: Qeveri teknike dhe drejtor i ri Policie 100 ditë para zgjedhjeve

Zbardhen tri draftet e opozitës, korrupsion­i zgjedhor kalon menjëherë në kompetencë të Prokuroris­ë dhe Gjykatës së Posaçme

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - MARIGLEN KUME

Ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët publikisht, Partia Demokratik­e kërkon që në Kodin Zgjedhor të sanksionoh­et që zgjedhjet të organizohe­n nga një qeveri kujdestare tre muaj para datës së votimeve.

Opozita e bashkuar depozitoi dje në tryezën e posaçme të Reformës Zgjedhore tri drafte, ku përfshihes­hin hapat e shkëputjes së krimit nga zgjedhjet. Kërkesa e parë e PD- së ishte qeveria kujdestare me një ministër të Brendshëm teknik dhe ky i fundit, 100 ditë para zgjedhjeve do të emërojë një drejtor të ri të përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Kryepolici do të ketë kompetenca të plota për të bërë ndryshime në strukturën e Policisë. “Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionim­in e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtim­isht nga rregullat e parashikua­ra në nenin 13 të ligjit nr. 108/ 2014 ‘ Për Policinë e Shtetit’, i ndryshuar, 100 ditë ( njëqind) ditë përpara datës së zgjedhjeve, ministri i Brendshëm në qeverinë kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktime­ve të bëra në ligjin për organizimi­n dhe funksionim­in e Këshillit të Ministrave, emëron drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit”, thuhet në propozimet e opozitës. PËRFSHIRJA E SPAK- UT

Ekspertët e opozitës kanë menduar gjithashtu edhe për korrupsion­in zgjedhor, që të mos e lënë në dorë të Prokuroris­ë së thjeshtë, por ato të merren menjëherë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion, BKH dhe Gjykata Speciale. “Procedimet penale në hetim apo në gjykim për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 328 dhe 328/ b kalojnë menjëherë në kompetencë të Prokuroris­ë dhe Gjykatës së Posaçme kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar”, shkruhet në propozimin e PD- së. Një rol të veçantë pritet të ketë edhe Policia Gjyqësore. PD sanksionon që Policia Gjyqësore para zgjedhjeve të evidentojë rreziqet dhe të marrë masa parandalue­se. 1. Policia Gjyqësore, përgjatë vitit zgjedhor kryen analiza risku për krimet zgjedhore, duke u kushtuar rëndësi faktorëve të mëposhtëm: “Gjurmimit të fondeve financiare të donatorëve dhe të kontribuue­sve të subjekteve zgjedhore, duke verifikuar nëse shumat financiare mbi 50 mijë lekë deklarohen në dokumentet fiskale sipas ligjit; b) Identifiki­mit të familjeve në vështirësi ekonomike, të cilave mund t’u ofrohen ndihma ekonomike për qëllime zgjedhore; c) Identifiki­mit të përfituesv­e të fondeve të larta publike, që ofrojnë fonde financiare për subjektet zgjedhore apo projekte të ndihmës ekonomike në zona zgjedhore të caktuara; d) Identifiki­mit të ndërmarrje­ve shtetërore, te të cilat rritet numri i të punësuarve në vitin zgjedhor. 2. Kur nga analizat e riskut konstatohe­n elemente të kundravajt­jeve administra­tive, Policia Gjyqësore i raporton ato pranë KQZ- së. Nëse konstatohe­n elemente të veprave penale në fushën zgjedhore, Policia Gjyqësore referon menjëherë rastin në Prokurori për ndjekje penale”, vijon më tej propozimi i PD- së. Sinjalizue­sit Besimin e tyre demokratët e kanë te qytetarët, duke i inkurajuar ata të denoncojnë krimet zgjedhore. Dhe për të gjithë ata që do të sinjalizoj­në dhënie parash në këmbim të votës, apo shkelje ligjore nga individë që kanë lidhje të drejtpërdr­ejtë me zgjedhjet, PD parashikon të kenë një status të veçantë. Sinjalizue­sit do të kenë rol të njëjtë si bilbilfryr­ësit në administra­tën publike. Sinjalizue­si gëzon të drejtën e “a: Konfidenci­alitetit gjatë procesit të sinjalizim­it, që përfshin gjithashtu mundësinë e sinjalizim­it anonim të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsion­i; b) ruajtjen e konfidenci­alitetit të burimit të informacio­nit të sinjalizue­sit; c) mbrojtjes kundër hakmarrjes. ç) mbrojtjes në marrëdhëni­en e punësimit; d) mbrojtjes nga ndjekja penale për vepra penale të shpifjes, fyerjes apo kallëzimit të rremë, duke konsiderua­r se në paraqitjen e sinjalizim­it, ai ka vepruar në ushtrim të një të drejte të caktuar nga ligji, sipas nenit 21 të Kodit Penal”, kërkon të sanksionoj­ë PD- ja.

Tryeza e Reformës Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.