PD: Policia ka marrë urdhër të mos ndalojë makinën e Olsi Ramës

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji, deklaroi dje se PD disponon të dhëna të sakta se Policia e Shtetit ka marrë urdhër që të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar, “Linkoln”, me targa TR 0370 T, i cili, sipas tyre, figuron në emër të vëllait të Kryeminist­rit, Olsi Raam. Salianji akuzoi Kryeminist­rin Rama se po veprojnë me dy standarde. “Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, ‘ Audi’ AA 003 GB, që përdorej nga trafikantë­t e drogës së bandës së Habiljave. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëv­e pse nuk vepron ligji për vëllanë e Kryeminist­rit. Jo vetëm për automjetin e tij të blinduar, por edhe për pasurinë e bashkëpunë­torëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratori­t të kokainës në Xibrakë”, tha Salianji. Po ashtu, ish- deputeti i PD- së i kërkoi kreut të qeverisë që t’u japë përgjigje shqiptarëv­e se përse vëllai i tij lëviz me makinë të blinduar. “Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?”, pyeti Salianji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.