Qeveria teknike, Gjiknuri: Nuk jam i mandatuar

“Unë dhe ky grup i reformës s’kemi mandat për çështje politike”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Tryeza e posaçme e Reformës Zgjedhore zhvilloi dje mbledhjen e radhës në prani edhe të ekspertëve të ODIHR, ku u diskutuan propozimet e opozitës dhe ku përfshihej edhe qeveria kujdestare 100 ditë para datës së votimeve. Por, në përfundim të takimit, përfaqësue­si i maxhorancë­s në këtë tryezë, Damian Gjiknuri, tha se nuk është i mandatar për të diskutuar në tryezën e Reformës Zgjedhore çështje politike. “Nuk është në mandatin e këtij grupi pune dhe këtij komisioni. Ato gjëra që nuk janë arritur me ‘ luftë’ në rrugë, nuk mund t’i marrësh në tavolinën e negociatav­e. Nuk ka sens të diskutohet kjo gjë në këtë tavolinë. Është një çështje e natyrës politike, për të cilën Partia Demokratik­e ka qasjen e saj, por maxhoranca e ka bërë të qartë. Qeveria është kushtetues­e, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin. Qeveritë janë për të qeverisur vendin dhe ligji zgjedhor është për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë mes palëve”, tha Gjiknuri në prononcimi­n për mediat. Ndërkohë, sa u përket çështjeve të tjera që lidheshin me kalimin e çështjeve të korrupsion­it zgjedhor te Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, Gjiknuri nuk dha asnjë koment, por tha se do të nisë t’i konsultojë me ekspertët.

KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGJEDHORE

Damian Gjiknuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.