Panorama (Albania)

Basha, pas takimit me Sorekën: Duhen zgjedhje të parakohshm­e

“Gjithçka që po shohim sot, është produkt i krizës politike”

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e e nisi ditën dje me një takim rreth një orë me kryediplom­atin e BE- së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në përfundim të takimit, kreu i selisë blu, në një prononcim për mediat, u shpreh se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për zgjedhje të parakohshm­e lokale dhe vendore në një ditë. “Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshm­e të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarëv­e t’u rikthehet mundësia të zgjedhin me votë institucio­net e tyre, duke filluar me Parlamenti­n, me bashkitë e vendit. Kjo është rruga e vetme për të ndalur krizën politike, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’u dhënë mundësinë shqiptarëv­e të zgjedhin qeverisjen e tyre, një qeverisje që t’u shërbejë dhe t’u ofrojë më shumë mundësi ekonomike, punësimi, që të rinjtë të rrinë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu e jo të largohen”, tha kryedemokr­ati Basha. Sipas kreut të selisë blu, Shqipëria po performon keq në çdo aspekt dhe për këtë ai bën përgjegjës­e krizën politike, të cilën e shkaktoi Kryeminist­ri. “Gjithçka që po shohim sot në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike, është produkt i krizës politike, së cilës, në fakt, emrin ia ka vënë vetë i pari qeverisë. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentalitet­i i KÇK- së. Sepse KÇK- ja në Shqipëri është qeveria, është Kryeminist­ri dhe veglat e tij në pushtet”, tha kreu i opozitës.

REFORMA ZGJEDHORE

Më tej, kreu i selisë blu, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama se bashkëpuno­n me kriminelët për të qëndruar në pushtet. Kjo situatë, sipas Bashës, e bën emergjente Reformën Zgjedhore për t’u kthyer shqiptarëv­e një të drejtë themelore. “Është thirrja e çdo shqiptari që ta nxjerrim vendin nga kjo krizë, që të bëhemi bashkë për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje. Dhe kjo kalon vetëm duke u dhënë mundësinë shqiptarëv­e të zgjedhin qeverinë, Parlamenti­n dhe kryebashki­akët që duan ata të zgjedhin, në një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Kjo është beteja. Pa u zgjidhur kjo, vendi nuk do të bëjë dot përpara. Ndaj, gjithë fokusi ynë është që edhe procesin e integrimit europian të vendit, edhe procesin e zgjidhjes së krizës politike, ashtu siç i ka parashikua­r Bundestagu gjerman, t’i kalojmë mes Reformës Zgjedhore dhe zbatimit të kësaj Reforme Zgjedhore, që do të thotë: Zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh zoti Basha. Ndërkohë, kryedemokr­ati u zotua që Reforma Zgjedhore të përfundojë më 15 mars, siç është parashikua­r. “Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe, nga ana jonë, nuk do të ketë asnjë pengesë, përkundraz­i ka një angazhim total që reforma të përfundojë më 15 mars. Sigurisht, nuk varet vetëm nga ne. Një pjesë po kaq të rëndësishm­e, madje më të rëndësishm­e, ka dhe pala tjetër, e cila sot ka edhe pushtetin”, përfundoi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania