Betimi i gjyqtarëve, pa precedentë votohet ligji

Maxhoranca miraton me 86 vota ndryshimet. Në Kushtetutë parashikoh­et “Gjyqtari fillon punë pas betimit te Presidenti”

Panorama (Albania) - - POLITIKE - TIRANE

Tashmë betimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e nuk mund të bëhet vetëm para Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë.

Parlamenti miratoi dje me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, projektlig­jin “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e” të ndryshuar”, që parashikon zhbllokimi­n e rasteve kur anëtari i emëruar i Gjykatës Kushtetues­e nuk thirret nga kreu i shtetit për t’u betuar. Me ndryshimet që u miratuan sot, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetues­e. Ndërkohë, në Kushtetutë, në nenin 129 të saj, parashikoh­et që anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e betohen para Presidenti­t. Po ashtu, Parlamenti miratoi dje ndryshimin në projektlig­jin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Ndryshimet konsistojn­ë në rritjen e pagës së anëtarëve të SPAK- ut, por më kryesorja janë kompetenca­t që i shtohen Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë që të pezullojë një gjyqtar apo prokuror në momentin që krijon bindjen. Projektlig­ji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Projektlig­ji i rrit kompetenca­t ILD- së për magjistrat­ët problemati­kë, për marrjen e masave ndaj prokurorëv­e dhe gjyqtarëve brenda tri ditëve.

Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë ka të drejtë të ndërhyjë kur për një gjyqtar ose prokuror ka akuza të besueshme. Në rast indicie apo denoncimi, kreu i ILDsë mund të hetojë gjyqtarët apo prokurorët dhe pasi krijon bindjen se ka shkelje, brenda tri ditëve i drejtohet KLGJ- së apo KLP- së për fillimin e një procedimi disiplinor apo pezullim nga detyra. Ankesa mund të bëhet nga çdo individ, i cili mund të identifiko­het ose të mbetet anonim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.