Kultivimi i kanabisit, Brahimaj: Duhet bashkëpuni­m

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Lufta kundër kanabisit është diskutuar dje gjatë takimit në Prefekturë­n e Qarkut Shkodër mes prefektit Çesk Millja, drejtorit të Policisë Vendore Shkodër, Niko Brahimaj, dhe përfaqësue­sve të bashkive. Prefekti Millja deklaroi se lufta kundër kultivuesv­e të kanabisit duhet të jetë e fortë. Drejtuesi i Policisë, Brahimaj, është shprehur gjatë takimit se për luftimin e lëndës narkotike duhet bashkëpuni­m mes institucio­neve. “Strukturat e tjera që janë edhe në këtë takim duhet që të jenë më konkrete, më reale dhe të ofrojnë një bashkëpuni­m me informacio­n. Një pjesë e punonjësve të këtyre institucio­neve kanë ofruar bashkëpuni­min e tyre, por kjo nuk është e plotë, nuk është administra­tive, nuk është konkrete dhe profesiona­le. Policia nuk duhet të jetë e vetme në këtë luftë, por të ketë mbështetje­n e të gjitha institucio­neve. Më bëhet qejfi që në këto takime në salla të mbyllura të gjithë jemi bashkë dhe të gjithë duan të veprojnë, por kur vjen puna në terren, mbesim të vetëm. Policia për vitin 2019 ka intensifik­uar punën dhe ka arritur rezultate të kënaqshme e të prekshme dhe krahasuar me vitin 2018, është katërfishu­ar qëllimi proaktiv ndaj goditjes së këtij fenomeni dhe që ne të përcaktojm­ë saktë zonat me risk të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe nuk janë pak”, u shpreh Brahimaj. S. N

Niko Brahimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.