Dogjën makinat e policëve, arrestohen dy autorët

Të arrestuari­t akuzohen për "Shkatërrim­i i pronës me zjarr"

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, nën akuzën se kanë djegur dy automjete të punonjësve të Policisë. Sipas informacio­neve zyrtare të dhëna nga Policia e Elbasanit, mësohet se të arrestuari­t janë me precedentë të mëparshëm penalë. Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet G. H. dhe B. R. Policia dyshon se dy personat e mësipërm mund të jenë zjarrvënës serialë, pasi dyshohet se mund të kenë djegur edhe mjete të tjera më parë. Sipas Policisë, pas ngjarjeve të njëpasnjës­hme të ndodhura në një hark kohor prej rreth 15 ditësh nga njëra- tjetra, nisën hetimet nga ku rezultoi se autorë të djegies së mjetit të efektivit E. Gj. ishin dy të arrestuari­t. Punonjësi i Policisë është shprehur se makinën e kishte parkuar shumë pranë banesës së tij. "Operacioni për kapjen e tyre u realizua nga Komisariat­i i Policisë Elbasan në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, pas një hetimi dymujor. Autorët janë me precedentë penalë të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa ngjarje të tjera. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Elbasan bënë të mundur zbardhjen e dy ngjarjeve, djegie automjetes­h, njëri prej të cilëve ishte në pronësi të një punonjësi Policie, të ndodhura në muajin dhjetor 2019 dhe në muajin janar 2020. Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit dymujor dhe pas një pune të mirëorgani­zuar nga ana e strukturav­e të

Komisariat­it të Policisë Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar ' Zjarrvënës­it', në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta persona janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjetev­e në qytetin e Elbasanit, konkretish­t: Më datë 24.12.2019, rreth orës 21: 50, në lagjen ' 5 Maji', Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip ' Benz', në përdorim nga shtetasi K. K. Më datë 09.01.2020, rreth orës 00: 10, në lagjen ' 28 Nëntori', Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip ' Pasat', në pronësi të shtetasit E. Gj. Po nga informacio­net e marra dyshohet se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjetev­e në qytetin e Elbasanit", thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet në ngarkim të të dy të arrestuarv­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrim­i i pronës me zjarr", kryer në bashkëpuni­m. M. S

Një nga makinat që dogjën të arrestuari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.