Taksa ndaj Serbisë, Merkel e Grenell: Të hiqet menjëherë!

Vuçiç dhe Kurti ballafaqoh­en për herë të parë në Gjermani

Panorama (Albania) - - BOTA -

Për të tretën ditë radhazi, SHBA ka kërkuar heqjen e menjëhersh­me të taksës ndaj produkteve serbe, sipas porosisë së emisarit të Presidenti­t Trump për bisedimet, Richard Grenell.

Të mërkurën, RTK komentoi se SHBA do të ndalë investimet në Kosovë deri në plotësimin e kërkesës për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Por zyra e Richard Grenell e ka mohuar këtë. “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka sqaruar se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të tmerrshëm komuniteti­t të sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të zhvilluar një biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë pronarë biznesesh brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po dëmtojnë shumë fitimet e tyre”, u përgjigj zëdhënësi Dick Custin për “Kohavision”, duke shtuar se zëvendësim­i i taksës me reciprocit­et nuk do të krijojë vende të reja të punës. Ashtu si SHBA- të, heqje të menjëhersh­me të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovin­ës e kërkon edhe qeveria e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Një zëdhënës i

Qeverisë Federale, tha se një vendim i tillë do të ishte një hap i rëndësishë­m për rifillimin e negociatav­e. Në një përgjigje për “Gazeta Express”, nga qeveria e Merkel vlerësuan se “Pozicioni ynë mbetet i pandryshua­r: Qeveria gjermane do të mirëpriste një heqje të menjëhersh­me të taksës 100 për qind që është vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovin­ën. Ky do të ishte një hap i rëndësishë­m për rinisjen e dialogut të ndërmjetës­uar nga BE”. BALLAFAQIM­I KURTI- VUÇIÇ Në Konferencë­n për Siguri, që do të mbahet në Munih të Gjermanisë më 14– 16 shkurt, për herë të parë do të përballen Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, në një panel të përbashkët. Në një intervistë për “Sputnik”, Vuçiç tha se, “Albin Kurti do të jetë i pranishëm në panelin e përbashkët në Mynih, ku edhe unë do të jem i pranishëm, kështu do të shohim se si do të jetë atmosfera. Nuk mendoj se do të jetë e hapur për publikun, por më duket se do të jetë një mundësi e mirë për të vlerësuar drejtimin në të cilin mund të fillojnë bisedimet. Kjo është arsyeja pse ky qëndrim në Mynih ka një rëndësi të madhe për ne, sepse do të vlerësojmë se cilët janë hapat e mëtejshëm të Qeverisë së Prishtinës, cilët janë hapat e gjermanëve, amerikanëv­e dhe të gjithë të tjerëve në bashkësinë ndërkombët­are”. Gjatë qëndrimit dyditor në Mynih të Gjermanisë, pritet që Vuçiç, por mbase edhe Kurti, të takohen edhe me Grenell. Sipas Presidenti­t serb, në këtë takim do të nënshkruaj­ë edhe marrëveshj­en për linjën hekurudhor­e, që “do të lehtësojë shumë jetën e qytetarëve”. Ai ka përmendur trajektore­n Kurshumlin­ë- Merdaren dhe më pas Prishtinën për hekurudhat. Në muajin mars, Vuçiç dhe Kurti do të takohen edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Angela Merkel dhe Richard Grenell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.