Rregullorj­a, si do zgjidhen drejtuesit në universite­t

Kriteret për rektorët, tre emrat që synojnë drejtimin e UT- së

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Ashtu siç urdhëroi ministrja e Arsimit në nisjen e procesit zgjedhor për drejtuesit në universite­te, fiks dy muaj përpara datës së zgjedhjeve, universite­ti më i madh në vend, ai i Tiranës, ka rregullore­n e tij. Dokumenti ka marrë miratimin e senatit akademik në ditën e parë të kësaj jave, më 10 shkurt ( data 9 i bie e diel), ndërsa zgjedhjet janë caktuar më 9 prill. Ndonëse nuk është depozituar ende asnjë kërkesë në Komisionin Institucio­nal të Zgjedhjeve, në mjediset akademike tre janë emrat që përfliten se do të vetëkandid­ohen. Rektori aktual Mynyr Koni do të ndërmarrë edhe një herë këtë sfidë duke kandiduar përballë

Artan Hoxhës, dekanit të Fakultetit të Drejtësisë si dhe pedagoges së Ekonomikut, Kozeta Sevrani. Të tre këta mësohet të përmbushin kushtet që parashikon ligji dhe rregullorj­a: titulli profesor, përvoja akademike mbi një dekadë si dhe titullarë të disiplinav­e të lëndëve që kanë lekturuar. Përveç përvojës në mësimdhëni­e prej minimalish­t 5 vitesh, kushtet janë të njëjta edhe për dekanët. Këta të fundit, duke qenë të rinj në këtë detyrë, do të kërkojnë nga kolegët e tyre dhe studentët edhe një mandat, në të pesë fakultetet, përveç atij të Drejtësisë që aspiron për më lart. Zgjedhjet e këtij viti do të jenë të dytat që mbahen pas hyrjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.