PS i merr Presidenti­t betimin e gjyqtarëve, Xhafaj kritik: Prekim ligjet e Reformës

Meta: Maxhoranca po vret reformën

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Ish- kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ka mbajtur një qëndrim skeptik në lidhje me ndryshimet që kanë filluar t’i bëhen paketës së ligjeve të Reformës në Drejtësi. Në fjalën e mbajtur para votimit të ndryshimev­e në Kuvend të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”, Xhafaj shtroi si problem një tendencë për t’i ndryshuar ligjet e Reformës në Drejtësi. Ai bëri thirrje që të kihet kujdes me këto ndryshime, jo se janë ligje të pandryshue­shme, por se ka disa raste kur problemati­ka e një ligji nuk mund të zgjidhet thjesht me një amendim të tij. “Së treti, dëshiroj të nënvizoj një çështje të rëndësishm­e në vlerësimin tim. Konstatohe­t një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e Reformës në Drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt, ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër, ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoi dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi druaj që shpeshherë problemati­kat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucio­neve ligjzbatue­se, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar. Ndaj e shoh një gjë shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere ( OPDAT dhe EURALIUS) është duke u bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse. Sepse ndryshe, ne mund të synojmë t’u vëmë vetulla mekanizmav­e të caktuar apo institucio­neve të sapongritu­ra, por mund t’i prishim sytë Reformës në Drejtësi, çka do të ishte me pasoja afatgjata”, u shpreh Xhafaj. Ish- ministri i Brendshëm tha se Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut ka nxjerrë shumë defekte të këtij sistemi, por se krahas atyre që janë larguar nga sistemi, apo edhe atyre që janë etiketuar si pjesë të KÇK- së, ka edhe njerëz me integritet, që sipas Xhafajt kanë nevojë për mbështetje. “Procesi i vetingut dëshmoi se brenda radhëve të sistemit kemi shumë gjyqtarë e prokurorë me integritet dhe të vendosur për të zbatuar ligjin. Se është gjyqtare Enkelejda Hoxha në Krujë, por po në Krujë është edhe gjyqtarja Kolgjokaj që nuk pranoi t’i nënshtrohe­t krimit dhe korrupsion­it. Ashtu si gjyqtarja në Fier, ajo në Mat apo ajo në Tiranë, që nuk lejoi vendimin e pushimit të prokurorit të Tiranës lidhur me dhunën e ushtruar ndaj familjes së gjyqtares së Krimeve të Rënda. Ndaj, krahas qëndrimit kritik duhet të jemi të drejtë, motivues dhe mbështetës edhe me personat me integritet në sistem dhe kryesorja, në kufijtë e pushteteve respektive”, u shpreh ish- kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Reformën në Drejtësi.

Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.