Panorama (Albania)

SPAK i kthen dy dosje OFL, kush janë dy emrat e rinj që morën letër për pasurinë

Ambasada amerikane tregon testet që kaluan 18 kandidatët

- BLEONA METUSHI

Nga 300 metra vrapim, te testet me shkrim, këto janë provat që kanë kaluar deri më tani kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ka qenë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që me anë të një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ka dhënë detaje nga procesi i përzgjedhj­es së kreut të Byrosë, strukturës hetimore të Prokuroris­ë së Posaçme( SPAK). Pas përfundimi­t të këtyre fazave, do të përzgjidhe­n 6 kandidatë me pikëzimin më të lartë, që do t’i nënshtrohe­n testit të së vërtetës dhe intervistë­s finale. Ambasada e konsideron procesin transparen­t dhe të bazuar në praktikat e FBI- së. Byroja Kombëtare e Hetimit konsideroh­et si njësi shumë e rëndësishm­e hetimore, që do të jetë në varësi të SPAK- ut. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtua­ra në mbështetje­n e përpjekjev­e të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparen­te. Nën monitorimi­n e qeverisë së SHBA- së, komisioni përzgjedhë­s i SPAK- ut është tashmë në fazat përfundimt­are të përcaktimi­t të kandidatit më të mirë për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK- ut dhe frymëzuar nga praktikat më të mira të FBI- së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike, që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesiona­l dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësi­në mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhë­s dhe do të përcaktojn­ë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimt­are: në testimin poligrafik dhe intervistë­n finale. Ky proces transparen­t dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë, etik, transparen­t dhe profesiona­l që qytetarët meritojnë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

BKH DHE PËRBËRJA Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializu­ar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme. Drejtori, zëvendësdr­ejtori dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. BKHja organizohe­t dhe vepron sipas një urdhri të përbashkët të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme. “Byroja Kombëtare e Hetimit përbëhet nga drejtori, zëvendësdr­ejtori, hetuesit dhe punonjësit e administra­tës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore, të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucio­net e tjera përkatëse, të cilët janë nën drejtimin administra­tiv të zëvendësdr­ejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nën varësi procedural­e hetimore të Prokuroris­ë së Posaçme”, parashikoh­et në ligj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Momente nga testimi i kandidatëv­e për kreun e BKH
Momente nga testimi i kandidatëv­e për kreun e BKH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania